LDK i përgjigjet Veselit: Jemi pro dialogut, por jo me këto institucione jo funksionale

LDK i përgjigjet Veselit: Jemi pro dialogut, por jo me këto institucione jo funksionale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dje ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për mospërfshirje në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas Veselit, partitë politike opozitare në Kuvend nuk pranuan të jenë pjesë e përgjegjësisë shtetërore, pjesë e dialogut, i cili adreson interesat e shtetit, e jo të partive politike. Fatkeqësisht, sindroma e vjetër e bajraktarizmit primitiv, […]

“Sigurisht që përgjegjësinë kryesore për këtë e bart LDK-ja, e cila, në njërën anë, poshtë e lart, vetëpromovohet si parti institucionaliste, derisa, në anën tjetër, praktikisht vepron kundër frymës institucionale. Respektimi i kësaj fryme sot, më shumë se kurrë në këta dhjetë vjet, është domosdoshmëri dhe obligim i të gjithë përfaqësuesve politikë në vend”, ka thënë Veseli.

Në këtë situatë të krijuar, Veseli thotë se nuk duhet habitur pse në mungesë të veprimit institucional, që prodhon konsensus e vendimmarrje shtetërore, debati është zhvendosur në virtualitetin e mediave sociale, e si rezultat ky debat e ka humbur krejtësisht seriozitetin, për të përfunduar në një qarkullim të lirë pa doganë të teorive të konspiracionit dhe tërheqje vijash të reja në hartën politike të Kosovës e rajonit, sipas preferencave subjektive.

Përgjigje deklaratës së Veselit i ka dhënë Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri. Ai për Indeksonline ka thënë se LDK-ja nuk i merr aspak serioze deklaratat e Kryetarit të Kuvendit.

“Kosova është në pritje por edhe ne, të marrjes së vendimeve të mëdha, për çka ai është thirr gjithmonë. Ai dhe koalicioni i tij i lodhët, nuk po munden as edhe një projektligj ta kalojnë, apo këtë e bëjnë me vështirësi të mëdha, e lëre më të marrin vendime të mëdha. Ata janë koalicion qeverisës, le të qeverisin.

Është hipokrizi të akuzosh LDK-në, ne jemi për dialog por jo çdo lloj dialogu, jo nga këto institucione jo funksionale”, ka deklaruar Beqiri.

Sipas tij, nëse munden le të vazhdojnë, por LDK mendon që ata nuk janë në gjendje të qeverisin. Beqiri ka propozuar që vendi të shkoi në zgjedhje të parakohshme nga të cilat do të dalin institucionet e reja.

Sekretari i LDK-së mendon që Veseli ka telashe, siç thotë ai me shefin e tij, Thaçi, andaj po mundohet te gjej arsyetime.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?