Kuvendet komunale kërcënojnë me bojkot nëse u zvogëlohen pagat

Kuvendet komunale kërcënojnë me bojkot nëse u zvogëlohen pagat

Ndryshimet e parapara me Projektligjin për pagat, në lidhje me koeficientin e pagave dhe mëditjeve, janë kundërshtuar nga anëtarët e kuvendeve komunale, si dhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), shkruan sot “Koha Ditore”. Me këto ndryshime është ndryshuar (zvogëluar) koeficienti midis kohës sa ishte në debat publik me palët dhe kohës kur ka […]

Ndryshimet e parapara me Projektligjin për pagat, në lidhje me koeficientin e pagave dhe mëditjeve, janë kundërshtuar nga anëtarët e kuvendeve komunale, si dhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), shkruan sot “Koha Ditore”.

Me këto ndryshime është ndryshuar (zvogëluar) koeficienti midis kohës sa ishte në debat publik me palët dhe kohës kur ka shkuar për miratim në Qeveri. Kështu, përderisa kishte një pajtueshmëri që anëtarët të kishin një pagë mujore prej 325 eurosh, si dhe të drejtën e pagës së plotë në vendin e tyre të punës, në Qeveri është ndryshuar kjo çështje dhe është lënë që anëtarët e KK-ve që kanë një pagë nga institucionet e vendit të kenë të drejtë në marrjen vetëm të mëditjes prej 89 eurosh. Kurse ata që nuk punojnë në institucione të kenë të drejtën të marrin edhe pagë mujore prej 239 eurosh.

Por nëse projektligji do të miratohet në këtë formë, kuvendet komunale paralajmërojnë bojkot të punës. Drejtues të tyre thonë se zvogëlimi i të ardhurave të anëtarëve të KK-ve do të ndikojë në degradimin dhe varfërimin me kuadro të asambleve komunale.
Sazan Ibrahimi nga AKK-ja ka thënë se paga bazë e anëtarëve të kuvendeve komunale është zvogëluar dukshëm në krahasim me projektligjin e diskutuar dhe darkoduar me këtë institucion.

“Edhe pas angazhimit maksimal të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) përmes Këshillit të kryetarëve dhe kolegjiumeve profesionale, paga bazë e anëtarit të Kuvendit të Komunës do të jetë me koeficient 1.25, kurse vlera e koeficientit është 239 euro”, ka thënë Ibrahimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?