Kush e kupton presidentin Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të intensifikohet në muajin shtator. Ai ka thënë se me Serbinë duhet të përmbyllet çështja e demarkacionit. Thotë se do të diskutohet për korrigjim të kufijve dhe në kuadër të korrigjimit të kufijve. Thotë se me një ‘marrëveshje të dy anshme […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të intensifikohet në muajin shtator.
Ai ka thënë se me Serbinë duhet të përmbyllet çështja e demarkacionit. Thotë se do të diskutohet për korrigjim të kufijve dhe në kuadër të korrigjimit të kufijve. Thotë se me një ‘marrëveshje të dy anshme dhe të vullnetit të mirë, Lugina e Preshevës mund t’i bashkohet Kosovës’.
Por, si do të jetë Serbia ‘vullnet mirë’ në këtë rast? A do jap Serbia diçka, pa marrë në këmbim asgjë?
Kujtojmë se ishte vetë presidenti Thaçi ai i cili pati deklaruar pas kthimit nga Brukseli se ‘nuk duhet të shpresojmë që Serbia e mirëkupton Kosovën’.
Kishte paralajmëruar gjëra të tilla si: marrëveshje të dhimbshme bile edhe kokëdhimbje, shkruan Periskopi.
Por këtë javë, Thaçi ka gjetur një ‘nyje’ të re. Ai po e përmend vazhdimisht Luginën e Preshevës, si pjesë që mund t’i bashkohet Kosovës.
Ja çka ka deklaruar sot:
Se kur do të ndodhë takimi i radhës ndërmjet delegacionit të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ende nuk është specifikuar, por unë shpresoj që nga fundi i muajt gushtit dhe fillimi i shtatorit do të kemi një dinamikë më të fuqishme të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa sa i përket korrigjimit të kufijve, e theksoi, është realitet, kemi rreth 400 kilometra kufi në mes të Kosovës dhe Serbisë që duhet t’i vejmë, sepse ne duhet ta përmbyllim shtet formimin apo konsolidimin e shtetit tonë, dhe pa vënien e vijave kufitare, në fakt ende nuk është përmbyllur ai proces me Serbinë. Për këtë arsye do të diskutohet për demarkacionin, do të diskutohet për korrigjimin e kufijve dhe në kuadër të korrigjimit të kufijve
E theksoj edhe një herë se në asnjë rrethanë, me asnjë çmim nga askush nuk do të mund të imponohet realizmi i aspiratës serbe për ndarje të Kosovës, ndërsa në kuadër të korrigjimit vlerësoj se është shumë e realizueshme, është e pranueshme nga ana e jonë, kërkesa e institucionalizuar e liderëve të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovën, nëse ka marrëveshje ose ka pajtueshmëri të dyanshme askush nuk do të mund dhe nuk do të del kundër një marrëveshje të vullnetit të mirë të palëve të përfshira në dialog, në këtë rast të Kosovës dhe Serbisë, pra as Bashkimi Evropian, as NATO dhe as Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, e ritheksoj në asnjë rrethanë nuk do të ketë ndarje, korrigjim të kufijve mund të ketë duke përfshirë Luginën e Preshevës./Periskopi/












