Kryetari i shtetit serb takohet me kreun e Kishës: Serbia është përballur me thashetheme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, me të cilin ka folur për zhvillimet e fundit në politikë. Ai ka thënë se ditëve të fundit Serbia është gjetur në një pozitë ku është dashur ta mbroj veten nga thashethemet, shkruan Periskopi. “I thashë Patriarkut në mënyrë të hapur të […]
Ai ka thënë se ditëve të fundit Serbia është gjetur në një pozitë ku është dashur ta mbroj veten nga thashethemet, shkruan Periskopi.
“I thashë Patriarkut në mënyrë të hapur të gjitha qëndrimet për Kosovën dhe të tjera gjëra, e po ashtu e dëgjova edhe mendimin e tij dhe të Kishës Ortodokse Serbe”, tha Vuçiq pas takimit me të.
Vuçiq tha se me Irinejin ka diskutuar situatën e serbëve në Kosovë, në Bosnjë, Kroaci e Mal të Zi, për pasojat e krimeve dhe, siç ka thënë ai, për pasojat e operacionit “Olluja” në 23-vjetorin e tij. Po ashtu, kreu i kishës dhe kreu i shtetit kanë biseduar edhe për trendin negativ demografik të Serbisë, duke u pajtuar për nevojën që të ndërmerren masa sa më të shpejta.
Vuçiq ka treguar se me Patriarkun Irinej kanë biseduar veçanërisht për Kosovën,
“A duhet të jemi të kënaqur tani? – duhet të jemi të kënaqur se diçka ka ndodhur, themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe. Gjatë ditëve të kaluara ka pasur aktivitete nga qendra të ndryshme të pushtetit dhe diçka po zihej- dhe thuhej se kriminelët nga Beogradi përgatisnin diçka me kriminelët nga Prishtina”, tha ai.
Ai, përsëriti edhe njëherë, se Serbia ia doli të shpëtojë secilën jetë.
“E pastaj na akuzojnë se po negociojmë me Prishtinën për të vrarë serbë, vetëm sa për të arritur qëllimet tona. S’ka mjekë që mund t’u ndihmojnë këtyre. E akuzojnë shtetin e vet se do të vras njerëzit e vet”, tha ai.
“Çfarë ka bërë gabim Serbia dhe serbët? Përveç asaj se jo të gjithë ne do të dëshironim të ishim kosovarë”, pyeti Vuçiq në rolin e viktimës. /Periskopi/












