Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit nga VV që u gjuajt me shishe, frikësohet nga gjuajtja me armë

I nervozuar pse nuk ju dha fjala gjuajti me shishe te ujit. Cak i asamblistit të PDK-së, Bardh Avdaj ishte kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi. Avdaj nuk ka preferuar të flasë për incidentin e djeshëm në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Avdaj ka zgjedhur profilin e tij në Facbook ku ka shkruar se për […]
Avdaj nuk ka preferuar të flasë për incidentin e djeshëm në Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Avdaj ka zgjedhur profilin e tij në Facbook ku ka shkruar se për veprimin e tij, është nxitur nga kryesuesi i Kuvendit.
E kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi, thotë se nuk është i befasuar me reagimin e Avdajt pasi partia e këtij të fundit ka paralajmëruar skena të tilla, raporton T7.
Abrashi thotë se ndihet i kërcënuar pasi dyshon se disa asamblistë mund të jenë të armatosur.
Ai siguron se nuk do të tolerojnë veprime të tilla në të ardhmen, pasi planifikon që kur të mbahen seancat e radhës, ti ftoj edhe organet e rendit të jenë prezent.












