Kosova nis mbledhjen e fakteve nga terreni për Demarkacionin me Serbinë

Përderisa, në fazën finale të dialogut ka filluar të bisedohet për demarkacionin e kufirit me Serbinë, Kosova në anën tjetër veçse ka filluar punën në këtë drejtim. Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ka nisur me mbledhjen e fakteve nga terreni sa i përket demarkimit të kufirit me Serbinë.     Kështu […]

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ka nisur me mbledhjen e fakteve nga terreni sa i përket demarkimit të kufirit me Serbinë.

Kështu ka deklaruar për Indeksonline kryetari i këtij komisionit, Shpejtim Bulliqi i cili ka thënë se ata kanë dalë në teren për verifikimin e fakteve nga terreni.

“Po punojmë në vazhdën e punës së përditshme dhe detyrat që na ka dhënë kryeministri i vendit për mbledhjen e fakteve sa i përket demarkimit të kufirit me Serbinë. Jemi duke analizuar faktet, ndërkohë që bisedimet me Serbinë do të zhvillohen në anën tjetër. Pra ne si Komision po mbledhim fakte për përcaktimin e kufirit”, ka thënë Bulliqi.

Ndryshe, njëra ndër temat në fillimin e fazës finale të dialogut me Serbinë që është zhvilluar muaj më parë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë edhe demarkacioni Kosovë-Serbi.

Megjithatë ky proces ka shkaktuar debate në skenën politike në Kosovë, pasi që janë opozita ata të cilët nuk po duan që Thaçi të jetë udhëheqësi i dialogut me Serbinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?