Kosova do të shpenzojë 2.6 milionë euro për xhipa luksozë

Kosova do të shpenzojë 2.6 milionë euro për xhipa luksozë

Institucionet e Kosovës gjatë ditëve në vijim pritet t’i shpenzojnë edhe më shumë se 2.6 milionë euro për blerjen e 71 xhipave luksozë, si dhe të 15 veturave për udhëtarë. Po ashtu, nga fillimi i këtij viti e deri më tash institucionet kanë marrë me qira edhe rreth 400 vetura tjera për të cilat do […]

Institucionet e Kosovës gjatë ditëve në vijim pritet t’i shpenzojnë edhe më shumë se 2.6 milionë euro për blerjen e 71 xhipave luksozë, si dhe të 15 veturave për udhëtarë. Po ashtu, nga fillimi i këtij viti e deri më tash institucionet kanë marrë me qira edhe rreth 400 vetura tjera për të cilat do të paguajnë rreth 10 milionë euro, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Më shumë se 2.6 milionë euro do t’i shpenzojnë institucionet e vendit për blerjen e 71 xhipave luksozë për Policinë e Kosovës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe të 15 automjeteve për udhëtarë e ku për blerjen e këtyre kanë paraparë një buxhet prej rreth 2 milionë e 620 mijë eurosh. Po ashtu gazeta “Zëri” ditë më parë ka raportuar se gjatë 60 muajve në vijim institucionet e vendit do të paguajnë rreth 10 milionë euro për rreth 400 automjete sa i kanë marrë me qira për nevoja të Qeverisë, të Kuvendit, por edhe të institucioneve të pavarura që funksionojnë në vendin tonë.

Po ashtu burime të gazetës “Zëri” brenda Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), institucion ky i cili organizon prokurime të përbashkëta për të gjitha institucionet që financohen nga buxheti i Kosovës, thotë se çdo ditë e më shumë janë duke u rritur  kërkesat e institucioneve për marrje me qira, por edhe për blerje të automjeteve të reja.

Në dosjen e tenderit të përgatitur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), e të cilën e ka siguruar gazeta “Zëri”, thuhet se kjo kontratë është e ndarë në pesë (5) pjesë (lote). Përmes lotit të parë janë paraparë të blihen 15 automjete për udhëtarë e ku është paraparë një buxhet prej 300 mijë eurosh, për lotin e dytë janë paraparë të blihen 10 xhipa e ku është paraparë një buxhet prej 320 mijë eurosh, për lotin e tretë janë paraparë të blihen 4 xhipa e ku për blerjen e tyre janë paraparë 180 mijë euro, për Lotin e katërt janë paraparë të blihen 45 xhipa e ku janë paraparë 1 milion e 440 mijë euro, si dhe për lotin e pestë janë paraparë të blihen 12 xhipa e ku janë paraparë të shpenzohen 380 mijë euro. /zëri/.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?