Komunat nuk janë transparente në prokurim

Komunat nuk janë transparente në prokurim

Mungesa e transparencës buxhetore, mohimi i qasjes në dokumente publike, numri i ulët i dëgjimeve publike, ngecja e transparencës në ankande publike, janë disa nga të metat e komunave gjatë vitit 2017. Kështu kanë bërë të ditur drejtues të KDI-së dhe USAID-it , sot,  gjatë lansimit të “Indeksit të Transparencës në Prokurimin Publik 2017” për […]

Mungesa e transparencës buxhetore, mohimi i qasjes në dokumente publike, numri i ulët i dëgjimeve publike, ngecja e transparencës në ankande publike, janë disa nga të metat e komunave gjatë vitit 2017.

Kështu kanë bërë të ditur drejtues të KDI-së dhe USAID-it , sot,  gjatë lansimit të “Indeksit të Transparencës në Prokurimin Publik 2017” për komunat e Kosovës.

Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie, tha se reforma në prokurim është qenësore për adresimin e korrupsionit.

“Me ligj komunat duhet të publikojnë informatat për prokurim në web faqet e tyre, por raporti i sotëm na tregon se ka shumë komuna të cilat janë prapa në përmbushjen e kësaj detyre. Shumë komuna nuk i kanë përmbushur kërkesat ligjore për dëgjim publike. Shpresojmë se qeveritë komunale do të marrin më seriozisht këtë çështje dhe të mbajnë më shumë dëgjime publike”, tha Delawie.

Sipas tij, ky indeks paraqet një mundësi të mirë për qytetarët, për të kërkuar llogari nga zyrtarët komunal si dhe mundësinë që komunat të përmirësohen për një të ardhme më të mirë.

Ndërsa Diana Metushi Krasniqi hulumtuese në KDI, e cila prezantoi të gjeturat e raportit, bëri të ditur se janë nëntë  komunat të cilat nuk kanë ofruar qasje në dokumente si: Dragashi, Leposaviqi, Mitrovica e Veriut, Ranilugu, Kllokoti, Juniku, Zubin Potoku, Shtërpca dhe Zveçani.

Ndërsa shpalosi edhe disa nga të gjeturat tjera.

“53 përqind të komunave nuk kanë publikuar buxhetin e tyre të aprovuar për vitin 2017 e që është një problem i madh pasi që në vitin 2016, kjo ka qenë 50:50”, theksoi ajo.

Sipas saj, gjatë hulumtimit është vërejtur se ka ngecje edhe në transparencën gjatë ankandeve publike, ku siç tha ajo qytetarëve nuk po iu jepet  mundësi të barabarta për blerjen e këtyre aseteve.

Kurse Rozafa Ukimeraj, sekretare e Përgjithshme në MAP, pohoi se pavarësisht progresit që është bërë në disa fusha, transparenca komunale mbetet sfidë. Teksa numëroi disa nga faktet pozitive që kanë shënuar komunat në fushën e transparencës, ku tha se Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka të integruar në faqet e komunave të gjitha aktet ligjore.

Ndërsa kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se që nga sot, komuna që ai e udhëheq do të jetë e katërta me radhë që do të fillojë me publikimin e kontratave për tender.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?