Këshilltari i Thaçit, Azem Vllasi: Mund të ketë korrigjime kufijsh, por vetëm pas njohjes reciproke Kosovë – Serbi

Këshilltari i Thaçit, Azem Vllasi: Mund të ketë korrigjime kufijsh, por vetëm pas njohjes reciproke Kosovë – Serbi

Këshilltari i Hashim Thaçit, Azem Vllasi ka përsëritur se për Kosovën nuk ka ndryshim kufijsh dhe as këmbim territoresh, sepse çështja e kufijve në hapësirën e ish-Jugosllavisë ka përfunduar. “Vetëm pasi që Serbia e Kosova të njihen reciprokisht dhe t’i normalizojnë marrëdhëniet në kufijtë ekzistues, mund të flitet për ndonjë farë korrigjim kufijsh ose për […]

“Vetëm pasi që Serbia e Kosova të njihen reciprokisht dhe t’i normalizojnë marrëdhëniet në kufijtë ekzistues, mund të flitet për ndonjë farë korrigjim kufijsh ose për këmbim territori, që lejohet sipas të drejtës ndërkombëtare por me kushtin që të mos dëmtohet shteti i tretë”, ka thënë Vllasi.

Vllasi ka theksuar se Beogradi po manipulon me serbët në Kosovë për të marrë pjesë të Kosovës dhe shton se Prishtina nuk do ta lejojë këtë dhe me të gjitha mjetet do ta mbrojë rendin kushtetues dhe tërësinë territoriale të Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se Serbia mbetet faktori kyç i destabilitetit potencial në rajon.

Në pyetjen e radio Sarajevës nëse kanë ndonjë kuptim për përgatitjet që të shpallet autonomia dhe se çfarë do të thotë kjo, Vllasi, përgjigjet se ende s’e ka të qartë se ç’autonomi do të ishte ajo për rreth 30 mijë serbë në veri, derisa në pjesët tjera të Kosovës jetojnë rreth 60 mijë, porse ky veprim jashtë Kushtetutës së Kosovës nuk do të lejohet.

“Pa urdhër të Beogradit serbët e Kosovës nuk bëjnë asgjë. E Beogradi po i nxit sepse fjala është për pjesën e Kosovës me resurse të Trepçës dhe të resursit tjetër shumë të rëndësishëm për jetën, Ujëmanin në kufi me Sanxhakun”, ka thënë Vllasi.

Kosova, thotë ai, nuk do të lejojë asgjë në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa do të bëjë çdo që serbët të jetojnë normalisht dhe në siguri.

“Porse po manipulohet me ta për të rrëmbyer pjesë të Kosovës, e këtë nuk do ta lejojmë. Për ne çdo pjesë e Kosovës është njësoj e rëndësishme dhe me të gjitha mjetet do ta mbrojmë rendin kushtetues dhe tërësinë territoriale të Kosovës”, thotë ai.

Duke i komentuar zhvillimet e fundit në relacionin Prishtinë-Beograd dhe se a ekziston frika nga skenarë të dhunshëm, Vllasi tha se autoritetet në Serbi nuk duan që me dialog t’i zgjidhin problemet me fqinjë dhe se këto probleme i kanë krijuar vetë dhe se ata janë vazhdues të Sllobodan Millosheviq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?