Kamenica po boshatiset, flet i shqetësuar kryetari i Komunës

Kamenica po boshatiset, flet i shqetësuar kryetari i Komunës

Ka më pak se shtatë muaj që kur është zgjedhur në krye të komunës së Kamenicës. Qëndron Kastrati, është kryetari më i ri në moshë i një komunë në Kosovë. 30 vjeçari nga Hogoshti i Kamenicës, fitoi udhëheqjen e qeverisjes lokale në Kamenicë në zgjedhjet fundit lokale si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje. Tani është pjesë […]

Ka më pak se shtatë muaj që kur është zgjedhur në krye të komunës së Kamenicës. Qëndron Kastrati, është kryetari më i ri në moshë i një komunë në Kosovë.

30 vjeçari nga Hogoshti i Kamenicës, fitoi udhëheqjen e qeverisjes lokale në Kamenicë në zgjedhjet fundit lokale si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje. Tani është pjesë e grupit të ndarë, të të pakënaqurve të VV-së, pra pjesë e Partisë Social Demokrate.

Në një intervistë për KosovaPress, Kastrati nuk flet shumë për lëvizjen e tij të fundit politike. Thotë se pakkush i di arsyet reale porse për to nuk ka dëshirë të flas tani. Kalimi në PSD megjithatë, thotë se nuk e ka afektuar punën e tij në qeverisjen e Kamenicës.

“Kjo është çështja të cilën e kam vendosur ende mos me fol publikisht deri në një moment të caktuar, kështu që tash jam i gatshëm me fol në cilësinë e kryetarit të komunës. ..Tash nuk duket që ka afektu diçka lëvizja ime politike, në këtë aspekt, normal një pjesë nuk janë të informuar për atë [që ka ndodhur] dhe nuk na ka ra drejtpërdrejtë me shpjegu pse unë kam bërë një veprim të tillë dhe kanë pasur një shpresë dhe gëzim shumë të madh, dhe menjëherë munden me fillu me paragjyku dhe me pas mendime. Por pa marrë parasysh prej se jam bërë kryetar dhe gjithë që janë bërë drejtor një gjë e kemi pas të qartë, prej se fiton je i gjithë qytetarëve dhe nuk kanë rëndësi më subjektet. Nuk ke me ju ofru shërbim vetëm votuesve të tu apo votuesve të një subjekti por gjithë qytetarët duhesh mi trajtu njëjtë.”, ka thënë Kastrati.

Kastrati ishte bashkuar me LVV në vitin 2009. Ai kishte shërbyer si asambleist në Kuvendin Komunal të Prishtinës katër vjet pas, dhe nga viti 2015 kishte drejtuar Grupin e Asambleistëve të LVV-së në Prishtinë. Po ashtu ai ka qenë anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prishtinës.

Përvoja aty thotë se sot i ndihmon në kryerjen e detyrave të tija në qeverisjen e Kamenicës.

Duke ditur rëndësinë e investimeve kapitale dhe krijimit të shërbimeve më të mira për qytetarët, ankohet për diskriminim që i bëhet ligjërisht komunave të vogla si Kamenica për shkak të buxhetit shumë të ulët për investime që do ta zhvillonin mirëqenien qytetare.

“Gjendja e Komunës nuk është e lehtë na e kemi buxhetin 9 milionë euro, 80 për qind e buxhetit gati shkon për paga, 90 për qind shkon paga, mallra shërbime dhe shpenzime komunale. .. Vitin e kalum ne i kemi pasur 124 milionë euro investime kapitale, domethënë ish qeverisja, ndërsa tash për gjashtë muaj diku mbi 600 mijë euro projekte të fituara që janë pesë fish më shumë projekte që kemi fituar prej donatorëve e prej organizatave të ndryshme sesa i tërë buxheti që ka qenë në mandatin e kaluar. … Granti përgjithshëm shpërndahet sipas numrit të banorëve dhe ne këtë aspekt diskriminohemi pak ligjërisht e formalisht qysh me quajt që jemi Komunë që jemi komunë shumë e madhe territorialisht por me numër të banorëve jemi komunë e vogël edhe nëse e krahasojmë për shembull me kryeqytetin jemi sa 80 për qind sa Prishtina me sipërfaqe ndërsa 15 për qind sa Prishtina jemi me numër të banorëve”, thotë ai.

Kryetari Kastrati tha po ashtu se ka një trend të shpërnguljes së popullatës prej Kamenicës, pikërisht për shkak të specifikave të përmendura, e që lidhen me zhvillimin e komunës.

“Trendi i shpërnguljes është disa vite para luftës, por ka vazhduar edhe pas luftës. Unë mendoj që arsyeja kryesore është mungesa e zhvillimit ekonomik, orientimi ekonomik që e kemi ne si shtet. Normalisht nëse e ke raportin import-eksport 1 me 10, atëherë e kupton që brenda shtetit e gjithë popullata do të koncentrohet në vendet më të mëdha. Sepse e vetmja mundësi për të bërë biznes ose për të gjetur një vend pune është përmes tregtisë. Bizneset që funksionojnë në tregti shkojnë në vendet ku është treg më i madh. Për mua është shumë e rëndësishme që si Kosovë me e ndryshu këtë qasje sepse nga të gjitha komunat e vogla popullata shkon e përqendrohet në kryeqytet apo në 2-3 qytetet më të mëdha”, tha ai.

Një mundësi për të përmirësuar gjendjen ekonomike sipas tij, është lehtësimi i të bërit biznes nga qeverisja qendrore dhe investimi në sektorin e bujqësisë.

“Në të kaluarën ka funksionuar industria. Fatkeqësisht me privatizim, disa janë kthyer në restaurante, disa nuk funksionojnë hiç. Por ka qenë shumë e zhvilluar edhe bujqësia. Tash mendoj se është një prej fushave që mendoj se duhet me e synu, me e ndihmu, me e përkrahë dhe me e orientu në atë aspekt. Por, një çështje duhet pasur të qartë, se nuk është vetëm çështje e nivelit lokal aspekti i bujqësisë. Janë çështje prej politikave tatimore prej shtetit, se si iu ndihmon me e siguru tregun, se si e bën më të përshtatshme me u shit në tregun e Kosovës prodhimet vendore, sesa ato që vijnë prej jashtë. Ne si komunë jemi duke shikuar mundësinë qysh prej kësaj vjeshte, kemi me qenë komuna që prodhon energji të ripërtërishme dyfish më shumë se që konsumon komuna. Edhe ka interesim me i rrit këto kapacitete hala më shumë. Jemi duke i shikuar mundësitë se si me e kriju një kopsht botanik dhe gjëra të tjera, që në Kosovë do të dukeshin më interesant dhe nuk janë diku tjetër”, tregoi ai për KosovaPress.

Ai tha po ashtu se synon që 50 për qind të kohës ta kalojë për të tërhequr fonde qoftë prej nivelit qendror qoftë prej organizatave të ndryshme, sepse nëse në komuna të mëdha mjafton mire menaxhimi i buxhetit, në komuna të vogla si Kamenica kjo nuk mjafton por është e rëndësishme edhe më tërheq fonde.

Derisa tregoi se si kryetar komune nuk ka shfrytëzuar për vete reprezentacionin apo veturën që i takon kryetarit 24 orë, ngase po mundohen të kursejnë sa më shumë.

“Në përgjithësi çështja ma e rëndësishme për mu e ku ka me kalu kohën më së shumti është çështja e arsimit, kemi nevojë edhe me i trajtu këto problemet ku 1/3 e shkollave janë me numër nën 25 nxënës, sepse mendoj që nuk zhvillohen normalisht nxënësit gjatë procesit të mësimnxënies. Çështja tjetër që e kemi si urgjente është çështja e ujësjellësit dhe kanalizimit, dhe gjitha qendrat e mëdha e kanë të rregulluar këtë çështje se janë faza të implementimit qoftë të impianteve të ujërave të zeza e qoftë ujësjellësit e na si komunë ma e vogël nuk kemi mujt me hy në të njëjtin sistem me Gjilanin dhe komunat e tjera sepse jemi në një lartësi më të madhe dhe në kuadër të kësaj janë dy çështja, ujësjellësi dhe kanalizimi që kemi shumë nevojë për -përkrahje të qeverisë dhe donatorëve”, ka thënë Kastrati.

Kastrati u shpreh i bindur se qeveria qendrore duhet të rishikojë çështjen e granit të përgjithshëm , atij për arsim dhe shëndetësi e të mos eksperimentojë me sakrifikimit ë gjeneratave për shkak të cilësisë së dobët të shërbimeve dhe arsimit jo të duhur, sidomos në komuna të vogla si Kamenica e që kanë buxhet më të ulët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?