Kadri Veseli flet rreth debatit për ndarjen, për situatën e tensionuar fajet ia lë opozitës, godet LDK’në

Kadri Veseli flet rreth debatit për ndarjen, për situatën e tensionuar fajet ia lë opozitës, godet LDK’në

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një shkrim autorial për situatën e krijuar së fundmi në Kosovë, përkatësisht debatit të hapur rreth ndarjes së Kosovës, thotë se kjo temë është krijuar nga Serbia që të prodhohen tensione të panevojshme. Ai thotë se pikërisht për çështje si dialogu, janë thirrur tryeza me parti politike, […]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një shkrim autorial për situatën e krijuar së fundmi në Kosovë, përkatësisht debatit të hapur rreth ndarjes së Kosovës, thotë se kjo temë është krijuar nga Serbia që të prodhohen tensione të panevojshme.

Ai thotë se pikërisht për çështje si dialogu, janë thirrur tryeza me parti politike, të cilat sipas tij dështuan të arrisin synimin. Për këtë, fajin më shumë ia hedh opozitës, kryesisht LDK’së, shkruan Periskopi.

Por në fund, Veseli e përmbyllë shkrimin e tij me këtë fjali:

“Kosova do të hyj në OKB, NATO dhe BE me kufijtë e saj të pavarësisë”.

Ja shkrimi i plotë:

Debati publik i ditëve të fundit për dialogun e Kosovës me Serbinë, ka dalë jashtë kornizave të një debati që i ndihmon publikut, institucioneve dhe avancimit të proceseve të shtetit.

Me temat e ngritura prej këtij debati, dhe me mënyrën se si ato po trajtohen, është krijuar një klimë e panevojshme tensioni, frike e pasigurie tek qytetarët tanë.

Në të njëjtën kohë, Serbia, e interesuar në vazhdimësi për jostablitet në Kosovë, me propagandën e saj politiko-mediale, duke përdorur teknikat e reja të fake neës, vazhdon t’i kontribuoj kësaj klime dhe tendencave për të prodhuar tensione.

Efekti i synuar, gjithmonë i njëjtë : Të krijohet perceptimi ndërkombëtar për Kosovën si një vend jostabil e problematik, që nga ditë në ditë pritet të shpërthej dhe shpërbëhet!
Kur ndalesh e lexon opinionet plot alarm, që hidhen nëpër portale e media tjera sociale, të krijohet përshtypja se jemi në prag të një kataklizme globale, epiqendra e të cilës ndodhet në Kosovë.

Por, le të ndalemi e të rikujtojmë  të gjithë se si nisi e tërë kjo.

Kur propozuam tryezë partish, me qëllimin që në mënyrë demokratike t’i bisedojmë gjitha çështjet serioze të dialogut dhe jo vetëm, e pastaj, përmes konsensusit dhe në mënyrë institucionale e të argumentuar, t’u japim zgjidhjen më të mirë këtyre çështjve – kjo inicaiativë nuk u përmbush, shkaku i mosbashkëpunimit partiak, i motivuar krejtësisht nga agjendat e ngushta partiake, e aspak shtetërore.

Në një fazë tjetër, propozuam që konsensusi të ndërtohet në institucionin më të lartë të shtetit, në Kuvendin e Kosovës. Ofruam për diskutim edhe platformën me shkrim dhe arritje të konsensusit të përbashkët, por edhe kjo gjë nuk u mor parasysh.

Partitë politike opozitare në Kuvend nuk pranuan të jenë pjesë e përgjegjësisë shtetërore, pjesë e dialogut, i cili adreson interesat e shtetit, e jo të partive politike. Fatkeqësisht, sindromi i vjetër i bajraktarizmit primitiv po shfaqë shenjat e tij në krejt këtë situatë.

Sigurisht që përgjegjësinë kryesore për këtë e bartë LDK, e cila, në njërën anë, poshtë e lartë, vetëpromovohet si parti institucionaliste, derisa, në anën tjetër, praktikisht vepron kundër frymës institucionale. Respektimi i kësaj fryme sot, më shumë se kurrë në këto dhjetë vite, është domosdoshmëri dhe obligim i të gjithë përfaqësuesve politikë në vend.

Në këtë situatë të krijuar, nuk duhet habitur pse në mungesë të veprimit institucional, që prodhon konsensus e vendimarrje shtetërore, debati është zhvendosur në virtualitetin e mediave sociale, e si rezultat, ky debat e ka humbur krejtësisht seriozitetin, për të përfunduar në një qarkullim të lirë pa doganë të teorive të konspiracionit dhe tërheqje vijash të reja në hartën politike të Kosovës e rajonit, sipas preferencave subjektive.

Por, në fund të fundit, meqë jetojmë në një shtet demokratik, duhet ta pranojmë si të mirëqenë faktin se mendimet e njerëzve janë të lira. Gjithmonë do të jenë të tilla në shoqërinë tonë.

Por, vendimet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës janë te qarta!

Në asnjë rrethanë, ndarja e Kosovës nuk do të jetë temë e Dialogut.

Kosova do të shkojë në Dialog, në mënyrë që finalja e tij ta prodhojë një marrëveshje ndërkombëtarisht obligative – e cila sjell njohjen e Kosovës, ulësen në OKB dhe përshpejtimin e rrugës së integrimeve euro-atlantike.

Kjo është agjendë e jona e përbashkët, me SHBA-në dhe BE-në.

Nuk do të ketë ndarje të Kosovës. As nuk do të diskutohet kjo çështje.

Ndarja e Kosoves eshtë nje nga pretendimet e vjetra të Serbisë, të cilat kanë marrë fund një herë e përgjithmonë në vitin 1999.

Kosova nuk ka asgjë për të dhënë.

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe integriteti territorial i saj është i pacenueshëm.

Kosova do të hyj në OKB, NATO dhe BE me kufijtë e saj të pavarësisë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?