Janjiq: Politikanët serbë nuk i kuptojnë serbët e Kosovës

Janjiq: Politikanët serbë nuk i kuptojnë serbët e Kosovës

Kryetari i Forumit serb për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq ka thënë për gazetën serbe Danas se serbët nga veriu i Kosovës tashëm po i paketojnë valixhet për shkak të kërcënimit të luftës. Ai ka theksuar se peshkopi Teodosije dhe Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, të cilët u gjendën nën goditjen e përfaqësuesve të qeverisë pas […]

Kryetari i Forumit serb për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq ka thënë për gazetën serbe Danas se serbët nga veriu i Kosovës tashëm po i paketojnë valixhet për shkak të kërcënimit të luftës.

Ai ka theksuar se peshkopi Teodosije dhe Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, të cilët u gjendën nën goditjen e përfaqësuesve të qeverisë pas shprehjes së qëndrimit të vet mbi zgjidhjen e çështjes së Kosovës, gjatë gjithë proceseve të dialogut të brendshëm dhe debateve publike, ka qenë shumë i përmbajtur.

“Mirëpo, tani kur është vërejtur ideja e qartë për i atë se pushteti serb dëshiron ndarjen e Kosovës, apo së paku shkëmbim të territoreve, ai është deklaruar në atë mënyrë, e cila i përgjigjet Kishës, sepse ajo merret me njerëz. Paralajmëroi në eksod të njerëzve, dhe kjo është në rregull. Sepse, atje ku nuk ka njerëz, nuk ka as kishë, ndërsa ai është kompetent për Kosovën në këtë aspekt”, thekson Janjiq, transmeton Insajderi.com.

Janjiq i ka konfirmuar pretendimet e peshkopit Teodosije se ndarja eventuale apo shkëmbimi i territoreve do të shkaktojë eksod të serbëve, por pretendon se eksodi do të kishte filluar së pari nga veriu i Kosovës.

“Politikanët serb nuk i kuptojnë serbët e Kosovës. Ata nuk kuptojnë as çfarë nënkupton në praktikë ndarja. Ajo do të thotë rritje e mundësisë për konflikt. Kjo nuk është gjë e thjeshtë. Serbët në veri tashmë i kanë paketuar valixhet, ata e dinë shumë mirë se konfliktet vijnë kur ndahet apo shkëmbehet territori”, thotë Janjiq.

Ai shpjegon se jetësimi i kësaj dëshire të autoriteteve serbe për ndarje apo shkëmbim, në të vërtetë, nuk është aspak real.

“Këto të gjitha janë rrotullime. Shkëmbimi i territoreve apo ndarja sjellë mundësinë për luftë, pa marrë parasysh marrëveshjet e pretenduara. Dhe për këtë as SHBA e as BE nuk do të pajtohen me këtë. Kjo nuk do të ndodhte sikur, të themi, që edhe Serbia edhe Kosova, gjegjësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ishin në NATO. Pasi kjo nuk është, pra, duke marrë parasysh se ky kusht nuk është plotësuar, tregimet mbi ndarjet dhe shkëmbimet janë plotësisht të pavërteta”, pretendon Dushan Janjiq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?