Imami që po akuzohet për abuzim seksual: Dikush më tha se ‘e kam lënë plumbin te shtëpia për ty’

Imami që po akuzohet për abuzim seksual: Dikush më tha se ‘e kam lënë plumbin te shtëpia për ty’

Hoxhë Beqir Nuredini po përballet me një akuzë të rëndë. Një familje në fshatin Sibovc të Podujevës po e denoncon se e ka dhunuar seksualisht vajzën e tyre V.I. në moshën 16 vjeçare, teksa po merrte mësime te ky imam. Por, imami i ka mohuar këto akuza. Nuredini ka më shumë se 25 vite që […]

Por, imami i ka mohuar këto akuza.

Nuredini ka më shumë se 25 vite që është imam në fshatin Sibovc të Komunës së Podujevës. Ai thotë se e ka njohur vajzën, por që asnjëherë me të nuk ka pasur diçka të tillë. Rrëfen se si është njoftuar nga familja e vajzës rreth kësaj ngjarjeje.

Imami thotë se u kërcënua nga familja e vajzës.

“Me 9-in është dita kur familja e çikës më kanë ardhë të shpia. Familja ime e ka ditë që unë kam qenë në Podujevë.  Kanë qenë në shtëpi, gruaja ua ka dhënë numrin. Më thirrën në telefon ata dhe lam takim. Unë nuk i njihja se kush janë. Kur u takova me ta, njëri nga dy personat nuk më përshëndeti, dhe më tha e kam lënë plumbin te shtëpia për ty. Unë i thash personit tjetër që ishte a bën me më tregu se  çka po ndodhë. Më tha, Hoxhë këtij i ka thënë motra e tij që ti e ke dhunu. Mu dok se qielli më ra. Unë ju thash a më njihni dhe sa më njihni. Unë jam që 25 vite imam. Ju thashë unë jam i interesuar që të bisedoj me prindin e juj”, thotë hoxha për Express.

Ai thotë se e ka njoftë vajzën. Ajo disa kohë kishte ndjekur ligjërata në xhaminë ku Nuredini është imam.

”Këtë çikën e kam njoftë. Jemi taku te xhamia, aty kjo ka ardhë me mesim. Unë që 5 vite e gjysmë nuk i mësojë nxënësit në xhami aty. I mëson Anita Gërguri. Ne para dy viteve kemi ba dua të hatmes. V.I’së i kishte thanë Anita që mos me ba duanë, se aty duhet me ditë me lexu Kur’anin. Vajza  më ka thanë mu që Anita nuk po e lë me u përgatitë për dua të Hatmes. Unë i thash Anitës që nuk është e përgatitur shumë për dua. Unë i thash është mirë me e marrrë me përgaditë.  Anita këto ditë më tha që e ka përzënë nga xhamia pasiqë nuk e respektonte kodin e veshjes”, tregon hoxha.

Ai thotë se është ftuar nga policia rajonale e Podujevës për të dhënë deklarata rreth kësaj çështjeje. Por imami i Sibovcit, thotë se kjo punë po i bëhet qëllimisht nga persona të caktuar vetëm për ta njollosur punën e tij prej imami.

“Unë po dyshoj që dikush për shkak të punës së jashtëzakonshme që e bëj unë në xhami po më bëhen këto gjëra. Dikush nuk po e do punën time. Ma kanë bërë me qëllim. Unë të gjithë ata që kanë shpifë, janë të kyçur në këtë punë, unë do t’i denoncojë. Unë nuk kom asnjë arsye t’i bëjë këto gjëra. Unë kam grua e fëmijë. Kjo është marria më e madhe që mundet dikush t’i bëjë dikujt. Unë iu kam dorëzu policisë”, thotë hoxha.

Ai thotë se për këtë punë i ka treguar edhe xhematit të xhamisë në të cilën ai është imam.

“Unë për rastin ju kam tregu edhe xhematit të xhamisë ku unë jam imam. Unë ia kam lënë shtetit këtë punë. Po e pres shtetin. Unë jam ndi i kërcënuar nga familja e vajzës. Unë e kam denoncu në polici familjen e vajës për kërcënim”, tregon tutje Beqir Nuredini.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?