Historia e Nënës kosovare që u kujdes për rreth 400 fëmijë të braktisur

Historia e Nënës kosovare që u kujdes për rreth 400 fëmijë të braktisur

Ajshe Uka, 65 vjeçare tash e 18 vite ka qenë e punësuar në SOS Fshatin e fëmijëve në Prishtinë. Profesionin e saj si moter medicinale dhe edukatore e ushtron qe 47 vite, dhe pa përtesë thotë se ka dhënë maksimumin që fëmijet përreth saj të ndjehen shendosh e të lumtur. Për këto 18-vite sa ka […]

Profesionin e saj si moter medicinale dhe edukatore e ushtron qe 47 vite, dhe pa përtesë thotë se ka dhënë maksimumin që fëmijet përreth saj të ndjehen shendosh e të lumtur.

Për këto 18-vite sa ka qenë e punësuar në fshatin e fëmijëve, Ajshja është kujdesur për mirëqenien dhe shëndetin e mbi 400 fëmijëve të braktisur në vendin tonë.

Në një bisedë për Indeksonline, ajo flet për vështirësite dhe të mirat e kësaj pune.

“Për këto vite, asnjëherë asgjë nuk kam kursyer sa i përket anës time. Jam punësuar me të mbaruar shkollen e mesme të mjekësisë, pata punuar në qerdhe publike para luftës. Për mua ka pas shumë vështirësi. Momentet më të vështira kanë qenë kur kemi shkuar në Neonatologji për me i marrë fëmijët e braktisur, pastaj kur ata janë sëmurë. Nëse ata nuk kanë pas shëndet të mirë unë me trup pas orarit isha në shtëpi, por mendjen e kasha tek ata fëmijë”, tregon ajo derisa emocionet i marrin zërin.

Ajo thotë se puna me fëmijët i ka dhënë jetë e gëzim.

“E kam desht aq shumë punën me fëmijët, sa që gjithë jetën u jam përkushtu po mos të ishte pensionimi unë me shumë vullnet edhe më tej do të vazhdoja të përkushtohem për ta. Fëmijët e meritojnë kujdesin dhe dashninë më të madhe në botë”, vlerëson ajo.

Zonja Uka, më datën 3 gusht edhe u pensionua, dhe kështu diten e premte ajo përfundimisht u përshëndet nga shtëpia e saj e dytë, për të nisë një etapë të re në jetën e saj.

Do të më mungojnë shumë fëmijët, koleget e punës. Më besoni ende jam atje dhe jam e bindur se do ta kemë të vështirë qëndrimin larg tyre pasi që jam mësu me fëmijët, nuk është e lehtë një jetë të tërë me ju përkushtu foshnjeve, aq më tepër fëmijëve të braktisur. Derisa të jem gjallë do të më kujtohet fytyra e secilit fëmijë që jam kujdesë”, ka theksuar Uka.

Uka gjatë bisedes ka treguar se gjatë kohës së trazirave në vendin tonë, ka shërbyer si vullnetare në shoqaten humanitare “Nënë Tereza”, pastaj ka punuar me mjekët e botës duke dhënë kontributin e saj edhe në vendet më të rrezikshme të botës./Indeksonline/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?