Haziri mbështet të drejtën e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën

Haziri mbështet të drejtën e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur në takim pune përfaqësuesit politik të Kosovës Lindore, me të cilët ka biseduar për bashkëpunim të koordinuar në shërbim të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, të drejtat politike e civile, por edhe bashkimin e tri komunave me Republikën e Kosovës, sepse siç ka thënë […]

Siç njofton Komuna e Gjilanit, kryetari Lutfi Haziri ka thënë se janë së bashku në shumë programe dhe angazhimi për qytetarët andej dhe këndej kufirit është i vazhdueshëm.

“Angazhimi ynë i përbashkët në shumë programe është në funksion të zgjidhjes së problemeve dhe për kushte më të mira të qytetarëve andej e këndej kufirit. Është një territor i pandashëm, përkundër që kemi një vij kufitare e që duhet të presim nga 4-5 orë në radhë për të kaluar kufirin. Kam kërkuar nga ministry I Punëve të Brendshme, që Dobrosini të jetë vendkalimi i dytë i hapur për qytetar”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri ka potencuar se rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës e nxjerrë me një konsensus të të gjitha partive politike, duhet të aktivizohet nga kryetari i Kuvendit, sepse siç ka thënë ai, është dokument që parasheh obligime të qarta të shtetit të Kosovës për të drejtat civile në Kosovë dhe obligimet e të tjerëve për kushtet dhe të drejtat politike të shqiptarëve në Kosovën Lindore.

“Është koha e duhur që kryetari i Kuvendit të fus në përdorim rezolutën e nxjerrur në Kuvendin e Kosovës, që është përkrahur nga udhëheqësit politik në Kosovën lindore dhe nga qytetarët atje, nuk e ka asnjë vërejtje edhe nga ana e përfaqësimit ndërkombëtar prezent në Kosovë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka thënë se kjo rezolutë, në kohën kur po dinamizohet dialogu Kosovë – Serbi, do të ndihmonte shumë delegacionin tonë, kushdo që është ai përfaqësues legjitim, që të vendos parime që i garanton qartë të drejtat e shqiptarëve atje.

“Pa një zgjidhje të qëndrueshme të të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, nuk ka Kosovë stabile, të plotë, e të prosperuar dhe problemi do të mbetet gjithmonë i hapur. Kosova e Vjenës duhet ta përmirësoj këtë çështje dhe duhet që shteti i Kosovës të angazhohet që të zgjidhet problemi i shqiptarëve”, ka thënë kryetari Haziri.

“Sa i përket termave si ndërrim territorial, shkëmbim territorial, apo ndarje territoriale, këto janë më shumë për ti frikësuar qytetarët dhe për të dërguar frikën te qytetarët e Kosovës, se kinse po preket statusi i Kosovës, territori dhe sovraniteti. Ky proces nuk ka të bëjë me këtë. Republika e Kosovës nuk preket, statusi politik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht, por të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore duhet të zgjidhen, sepse janë të fituara edhe me luftë çlirimtare, nuk janë të falura dhe nuk është bërë zbatimi i plotë i marrëveshjes së Konqulit. Tani kur po flasim për të drejta të tjera, reciprociteti është parimi që Kosova mund ta vendos dhe mund ta realizon të drejtën politike.

Nga ana e tij Shukri Imeri, kryesues i Këshillit Nazional për Kosovën Lindore, ka informuar se tri kuvendet komunale Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, kanë miraduar një dokument që i kanë besuar institucioneve të Kosovës, Parlamentit, presidencës dhe qeverisë, që në bisedimet e tanishme që do të fillojnë me Serbine, me çdo kusht të mbrojnë të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Edhe Fatmir Hasani, Shqiprim Arifi, Shqip Kamberi, Nagip Arifi e Ragmi Mustafa, kanë paraqitur qëndrimin e tyre se kanë shpresa të mëdha në qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ata kanë thënë se në këto bisedime janë një shpresë e madhe për shqiptarët në Kosovën lindore, që nga të drejtat civile, politike e deri të bashkimi i këtyre tri Komunave me Republikën e Kosovës, që është e drejtë e cila bazohet edhe në referendumin e vitit 1992 e që fatkeqësisht kanë mbetur të ndarë ndër vitesh nga ndëshkimet serbe në kuadër të organizimit të dikurshëm Jugosllav.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?