Haradinaj tallet me kërcënimin që iu bë: Unë po i mbroj do policë, jam t’u i rujt mirë

Shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, ka folur rreth raportimeve për kërcënimeve ndaj tij. Kësisoj, organet e sigurisë kanë bërë që ta shtojnë numrin e policëve që e ruajn të parin e qeverisë. Haradinaj (duke qeshur) tha se është duke siguruar fort mirë mirëqenien e personelit që po e ruan 24 […]
Haradinaj (duke qeshur) tha se është duke siguruar fort mirë mirëqenien e personelit që po e ruan 24 orë.
“Po unë po i mbrojë do policë, rehat janë. Jam duke i rujt mirë, përbesë. Ju sigurojë se të sigurt janë”, ka thënë ai.
Dje u raportua se Haradinaj ka marr një kërcënim nga person/a të panjohur.
“Është shtuar numri i mbrojtjes së afërt të kryeministrit dhe kështu do të jetë deri në një vendim tjetër kur të bije shkalla e rrezikshmërisë”, u tha dje.
Ndonëse nuk kanë treguar se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, të njëjtat burime kanë treguar se kërcënimi është duke u trajtuar seriozisht.












