Haradinaj: S’ka lëvizje, as korrigjim, as ndarje e as këmbim territoresh, sepse këto çojnë në luftë të re

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se s’do të ketë korrigjim të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përpos korrigjimit, shefi i ekzekutivit ka thënë se s’bën të ketë as ndarje dhe këmbim territoresh. Në të kundërtën, sipas tij, mund të nis një luftë e re. Haradinaj gjatë një interviste për RTK-në ka thënë se […]
“Për herë të parë në vend, në të njëjtën kohë po zhvillohen gjashtë projekte të mëdha infrastrukturore. Ligji për Prishtinën, Pallati i Rinisë, Zonat Ekonomike, lirimi nga taksat për lëndën e parë për prodhim në disa sektorë dhe shumë vendime të tjera, janë dëshmi e angazhimit tonë për zhvillim ekonomik”, ka deklaruar ai.
Statusi i plotë:
Kosova ka gjyqtarë dhe prokurorë me integritet, por Gjyqësori duhet të ketë një plan operues që drejtësia të ndodhë në kohë.
Miqësia jonë me Amerikën është e përhershme. Do të ketë Amerikë në Kosovë, përjetësisht.
S’ka lëvizje, as korrigjim, as ndarje e as këmbim territoresh, sepse këto çojnë në luftë të re.












