Haradinaj: Ndihuni të sigurt, ndarje të Kosovës nuk ka

Haradinaj: Ndihuni të sigurt, ndarje të Kosovës nuk ka

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në kampin Bonsteel ka komentuar deklaratën e priftit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, se ka skenarë për ndarjen e Kosovës, duke thënë se nuk ka kërcënim për ndarje. Gjatë kësaj vizite kryeministri  u takua edhe me komandantin e këtij kampi, Nick Ducich me ç‘rast ka falënderuar ushtarët […]

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në kampin Bonsteel ka komentuar deklaratën e priftit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, se ka skenarë për ndarjen e Kosovës, duke thënë se nuk ka kërcënim për ndarje.

Gjatë kësaj vizite kryeministri  u takua edhe me komandantin e këtij kampi, Nick Ducich me ç‘rast ka falënderuar ushtarët amerikanë për kontributin e dhënë në Kosovë, derisa ka theksuar se kampi Bondsteel është një shpresë dhe garanci për paqen në Kosovë.

Kreu i ekzekutivit lidhur me pjesëtarët serbë të larguar nga FSK-ja, tha se serbët që jetojnë në Kosovë janë njerëz të Kosovës, dhe si institucione duhet të garantojnë siguri dhe paqe për të gjithë.

“Për sa i përket deklaratës së Sava, mendoj se kjo i shton debatet. Retorikat për t’i diskutuar kufijtë apo territoret në Ballkan janë të një frike, kështu që të gjithë kanë frikë prej kësaj, unë besoj se deri më tani ato janë vetëm retorika që ekzistojnë, nuk ka kërcënim. Të gjithë kosovarët duhet të ndihen të sigurt dhe të jetojnë në mënyrë të sigurt në Kosovë, serbët e Kosovës janë njerëz të Kosovës, ata kanë shtëpitë e tyre në vendin e tyre dhe ne të gjithë jemi këtu për të garantuar sigurinë dhe jetesën në paqe për të gjithë”, u shpreh Haradinaj.

Ndërsa, komandanti i kampit Bonsteel, Nick Ducich largimin e pjesëtarëve të komuniteti serb nga FSK-ja e ka konsideruar si gabim nga ana e Serbisë.

“Sa për serbët në FSK, unë personalisht besoj se është e gabuar që të kenë presion për ta lënë FSK-në, ata kanë mësuar aftësi të mëdha dhe unë mendoj se ata kanë supozime këtu në Kosovë, ndoshta për të rritur familjen dhe më e rëndësishmja për të qëndruar në Kosovë për shkak të mundësive të punësimit dhe për t’i shërbyer të gjithë popullit të Kosovës. Unë pres që serbët e Kosovës me të cilët kam biseduar në FSK,  do të qëndrojnë për shkak të arsyes që duan të kenë familjet e tyre këtu, duan të qëndrojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre me gëzim në Kosovë dhe përsëri t’u shërbejnë atyre aftësive që marrin  duke qenë pjesë e FSK-së”, u shpreh ai.

Ducich gjatë këtij takimi e ka riktheksuar mbështetjen që do t’i japin FSK për zhvillim e saj, ndonëse ka vlerësuar se aftësitë e tyre si FSK po i demonstrojnë çdo ditë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?