Haradinaj: LDK ka probleme të brendshme, nuk i votoi paret që Kosovës i jepen falas

Kryeministri Ramush Haraidnaj ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk i votoi fondet e IPA’s, apo siç tha ai, ‘paret që i jepen falë Kosovës’. Ai ka thënë se kjo parti mund të ketë probleme të brendshme por për çështje të tilla nuk do të duhej të reflektonte edhe në Kuvend. “Nuk guxojmë me […]
Kryeministri Ramush Haraidnaj ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk i votoi fondet e IPA’s, apo siç tha ai, ‘paret që i jepen falë Kosovës’.
Ai ka thënë se kjo parti mund të ketë probleme të brendshme por për çështje të tilla nuk do të duhej të reflektonte edhe në Kuvend.
“Nuk guxojmë me i përzi temat, konfuzioni i LDK shkoi deri në atë situatë sa LDK nuk i votoi paret e IPA’s. LDK votoi kundër pareve që I jepen falë Kosovës është hera e parë që dikush hin në temë kaq im”, tha Haradinaj në jnë intervistë për telegrafin, transmeton Periskopi.Edhe dje, kryeministri Haradinaj ka thënë se LDK për shkak të mungesës së Isa Mustafës, ka problem të brendshme.
“Shumë çuditshëm është vendimi i LDK-së për mos me votua, kjo do të jetë veç pasojë që Isa është sëmurë dhe ai nuk po mundet ndoshta me udhëheq mjaftueshëm, e këta të tjerët janë në garë kush po bëhet kryetar i LDK-së, e nuk po dinë t’i ndajnë temat. Por, është shumë gabim çka kanë bërë me këtë. Nuk është problemi që vetëm nuk e kemi marrë paren që është pare fal, por është si me i thënë Evropës nuk dua nga ju, në kohën kur synojmë liberalizim, po synojmë tema të tjera. Jam i habitur pak me këtë konfuzion që ia kanë krijuar kësaj situate. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë, prej që ekziston Kosova që me refuzua pare të IPA-së, pra mos me i votua paret e IPA-së që vijnë fal. Jo vetëm që ka rrezik me i humb, po është edhe porosi e keqe për liberalizimin, se ti nuk i voton paret e Evropës”, tha Haradinaj./Periskopi/












