Gjuriq: Enver Hoxha nuk është më gjallë, s’ka kufi Kosovë – Shqipëri

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, tha sot se deklarata e ministrit të Diasporës së Shqipërisë Pandeli Majko se kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës do të hapet nga 1 janari është jo serioz dhe i papërgjegjshëm, dhe se shërben ‘vetëm për të përkeqësuar më tej marrëdhëniet në rajon’. “Enver Hoxha ka vdekur […]
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, tha sot se deklarata e ministrit të Diasporës së Shqipërisë Pandeli Majko se kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës do të hapet nga 1 janari është jo serioz dhe i papërgjegjshëm, dhe se shërben ‘vetëm për të përkeqësuar më tej marrëdhëniet në rajon’.
“Enver Hoxha ka vdekur dhe nga Shqipëria e Madhe nuk ka dhe nuk do të jetë asgjë. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufi, por ‘kufiri midis Serbisë dhe Shqipërisë’ është 111 km i gjatë”, tha Gjuriq.
Ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko, mbrëmë u tha kosovarëve se nga data 1 janar nuk do të ketë kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë deklaratë e dha në Skenderaj gjatë një manifestimi kushtuar mërgimtarëve.
Majko theksoi se kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka marrë vendimin në fjalë dhe nga 1 janari nuk do të ketë kufi mes dy shteteve.
“Duhet me hap kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri na tha që e ka marrë vendimin, më datën 1 janar fillon lëvizja e lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Majko mbrëme.












