Gjini: Ideja e Thaçit për shkëmbim territoresh e rrezikshme dhe idiote

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini e ka quajtur si të rrezikshme dhe idiote idenë e presidentit Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë.Ai ka thënë se kushdo që po e nxit këtë ide, por provon ti zgjidh problemet e veta dhe jo të Kosovës. Gjini ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerrë […]
Gjini ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerrë urgjentisht rezolutë kundër kësaj “ideje”.
“Ideja” e shkëmbimit të territoreve është e rrezikshme dhe idiote!
Po shpresoj që njerëzit që po spekulojnë do ta kuptojnë se po e rrezikojnë stabilitetin dhe zhvillimin edhe për dy ose tri gjenerata!
Asgjë nuk do ta kompensojë këtë aventurizëm idiotesk. Askush nuk do të pësojë përpos shqiptarëve, prandaj të tjerët e marrin me “sportivitet” këtë ide!
Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerrë urgjentisht rezolutë kundër kësaj “ideje”.
Nëse dështojmë të gjithë, gjeneratat që vinë do të na kenë në qafë. E disa prej nesh edhe do të jemi dëshmitarë.
Kushqo që po e nxit këtë ide po provon t’i zgjidh problemet e veta, jo të Kosovës! Prej Rusisë e deri në cilin do kënd të fshehur në Ballkan!” ka shkruar Gjini.












