Gjergj Dedaj nuk u shkarkua pas ultimatumit, deputetët e 6+ nuk largohen nga koalicioni

Gjergj Dedaj nuk u shkarkua pas ultimatumit, deputetët e 6+ nuk largohen nga koalicioni

Dje deputetë të Grupit parlamentar 6+ kanë mbajtur një mbledhje urgjente ku i kanë dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri në orën 16:00 (dje) të shkarkohet zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj. Bile në një bisedë telefonike deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka ka thënë se nëse Qeveria nuk e […]

Bile në një bisedë telefonike deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka ka thënë se nëse Qeveria nuk e merr parasysh kërkesën e tyre dy deputetët turq largohen nga koalicioni.

“Presim deri në ora 04:00 në qoftë se nuk i plotëson kërkesën tonë na dy deputetët e komunitetit turk do të dalim prej koalicionit”, kishte thënë dje deputeti turk.

Nga qeveria e konfirmuan se kanë marrë kërkesa për shkarkimin e Dedës, por nuk e cilësuan serioze.

Halil Matoshi shef i zyrës për informim në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se kërkesa për shkarkimin Dedës në mënyra personale ka pas, por siç ka thënë ai nuk është serioze.

“Qeveria aktualisht është me agjendën e saj të punëve shtetërore, kështu që nuk ka akceptu kurrfarë kërkese. Vendim për shkarkim së shpejti nuk do të ketë”,ka thënë Matoshi.

Pas orës 16:00 deri në këto momente nuk ka pasur asnjë deklaratë nga deputetët turq lidhur me rastin.

Kujtojmë, se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit me deputetët e Grupit Parlamentar 6+, ka thënë se askush nuk mund t’i lëndojë raportet e Republikës së Kosovës me Turqinë.

“Me deputetët e Grupit Parlamentar 6 +, në një takim që pata sot, ndamë shqetësimin e përbashkët për aktin e dënueshëm ndaj simboleve të Republikës së Turqisë. Shteti i Kosovës, populli i Kosovës, i respekton dhe i nderon miqtë e vet, kulturën, simbolet dhe identitetin e tyre. Kosova ka raporte shumë të mira me Turqinë dhe askush nuk mund t’i lëndojë ato, e as nuk do ta lejojmë një gjë të tillë”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook Veseli.

Ndryshe e gjithë kjo “tollovi” u bë pasa deklaratës së zëvendësministrit Gjergj Dedaj, i cili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Turqia dhe Serbia po synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë përmes emisarëve të tyre.

Ndaj Dedajt Prokuroria Themelore në Prizren, ka pranuar një kallëzim penal të bërë nga Ertan Simitçi, pjesëtar i komunitetit turk në Prizren./lajmin.net/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?