Frika e fundjavës

Frika e fundjavës

Sot do të duhej që ekipi menaxhues ta dorëzojë draftstatutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa ka paralajmërime për shpalljen e autonomisë për pjesën veriore të dielën, në rast se vonohet përgatitja e këtij draftstatuti. Të gjitha këto kanë ngritur frikë në Kosovë, por edhe te Bashkimi Evropian dhe te Shtetet e Bashkuara […]

Paralajmërimet për shpallje të autonomisë së veriut nga serbët të dielen vetëm një ditë pas përfundimit të afatit të Bashkimit Evropian për përgatitjen e draftstatutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe kanë ngritur frikën për tensione të mundshme gjatë kësaj fundjave.

Kjo ka bërë që kryeministri Ramush Haradinaj të premtën të mbledhë Këshillin e Sigurisë së Kosovës për të diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend.

Ndërsa Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për përmbajtje nga të dyja palët, shkruan më tutje “Zëri”.

Sipas tyre, tensionet mund të dëmtojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve, prandaj kanë kërkuar “fleksibilitet” nga të dyja anët. Institucionet e Kosovës kanë thënë se nuk do të ketë autonomi për pjesën veriore, ndërsa njohësit e çështjeve politike, si dhe analistët politikë thonë se mekanizmat e sigurisë duhet të jenë të gatshëm për reagim në rast nevoje.

Ata thonë se shpallja e autonomisë nuk do të kishte efekte juridike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?