Franca, Italia dhe Rusia pro shkëmbimit të territoreve, Gjermania, Britania dhe SHBA kundër

Franca, Italia dhe Rusia pro shkëmbimit të territoreve, Gjermania, Britania dhe SHBA kundër

Tashmë kur hapur po flasin edhe presidentët Thaçi e Vucic se se marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të mund të arrihet përmes ndryshimit të kufijve, del se këto ide nuk janë vetëm deklarata për konsum politik par fillimit të raundit të ri të negociatave që pritet të fillojë në shtator. Shkëmbimi […]

Shkëmbimi i territoreve si kompromis për zgjidhjen përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka marr përkrahje edhe te disa shtete relevante të vendimarrjes botërore. Ditë më parë gazeta serbe Danas, gazetë me çasje pro-perëndimore, kishte raportuar se nga burime të saj diplomatike mirë të informuara në Bruksel kishte mësuar se Franca dhe Italia bashkë edhe me Rusinë, janë pro shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhje përfundimtare në mes të dy shteteve, që do të rezultonte me njohje reciproke.

Në këtë rast, Kosova do t’i jepte Serbisë pjesën veriore të vendit, ndërsa do të merrte Luginën e Preshvës, territore për të cilat ditëve të fundit, presidenti Hashim Thaçi po thotë hapur se do t’i bashkohen Kosovës.

Megjithatë, kundër një zgjidhjeje të tillë, mësohet të jenë, Gjermania dhe Britania e Madhe.

Sipas burimeve diplomatike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përgjithësi janë gjithashtu kundër shkëmbimit të territoreve, por, këto burime argumentojnë se Amerika duhet të pritet derisa të përfshihet më direkt në negociatat për marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe pastaj edhe mund ta shqyrtojë pozicionin e saj për këtë ide.

Gjermania dhe Britania e Madhe, dipas këtyre burimeve, kundërshtojnë me forcë ndryshimin e kufijve në rajon, dhe mbajnë qëndrimin se Serbia duhet të mjaftohet me hapjen e rrugës për për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në negociatat e deritanishme në Bruksel, qëndrimi i palës kosovare ka qenë se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë me njohje reciproke të të dy shteteve, dhe Serbia të ndryshojë Kushtetutën e saj, duke hequr Kosovën të cilën e konsideron pjesë të territorit të vet. Nga ana tjetër, Serbia po e kërkon veriun e Kosovës, si një zgjidhje kompromisi.

Megjithatë, Prishtina deri tani ka ofruar vetëm Asociacionin e Komunave Serbe, dhe atë jo në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

Këto burime diplomatike në Bruksel, kanë thënë se ky asociacion nuk do të jetë i ngjashëm me Republikën Serbe të Bosnjës, por vetëm do të iu garantojë serbëve të drejta shtesë për arsimin, administratën komuinale dhe të ngjashme që tashmë janë të ditura për opinionin.

Këto burime diplomatike thonë se ideja e shkëmbimit të territoreve është hapur gati para një viti, dhe i përfshirë në këtë është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka pasur kontakte të shpeshta me presidentin serb, Aleksandar Vucic.

Shqiptarët e jugut të Serbisë, apo siç njihet Lugina e Preshevës, jetojnë në varfëri të thellë, dhe zona është lënë me qëllim e pazhvilluar nga ana e shtetit serb. Shqiptarët atje janë pro bashkimit me Kosovë, dhe këtë e kanë shprehur edhe me një referendum në vitet 90’të. / gazetametro.net

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?