Europa po “përvëlohet”, temperatura shumë të larta

Europa po “përvëlohet”, temperatura shumë të larta

Ndërsa Europa përvëlohet në një tjetër valë të nxehti, parashikuesit e motit thonë se rekordi i të gjitha kohërave mund të thyhet këto ditë. Rekordi aktual europian është 48 gradë Celsius, i regjistruar në Athinë në korrik të vitit 1977. Temperaturat po rriten në Spanjë dhe Portugali, ndihmuar edhe nga një valë ajri të nxehtë […]

Ndërsa Europa përvëlohet në një tjetër valë të nxehti, parashikuesit e motit thonë se rekordi i të gjitha kohërave mund të thyhet këto ditë.

Rekordi aktual europian është 48 gradë Celsius, i regjistruar në Athinë në korrik të vitit 1977. Temperaturat po rriten në Spanjë dhe Portugali, ndihmuar edhe nga një valë ajri të nxehtë që vjen nga Afrika, e madje edhe vendi ynë nuk po i shpëton këtij trendi.

Sipas “BBC Ëeather”, temperaturat e parashikuara për Spanjën Jugperëndimore dhe Portugalinë Juglindore është 47 gradë Celsius për të premten dhe të shtunën.

Rekordi kombëtar i Portugalisë është 47.4 gradë Celsius dhe është vendosur në vitin 2003. Ndërsa kulmi në Spanjë është prej 47.3 gradë Celsius, i vendosur në korrik të vitit të kaluar. Në Britaninë e Madhe, temperaturat pritet të arrijnë në rreth 33 gradë Celsius në Juglindje.

Në Spanjë dhe Portugali janë lëshuar ndërkaq alarmet, që do të jenë në fuqi të paktën deri të dielën. “Meteoalarm” ka ndezur alarmin e kuq, që do të thotë se situata është shumë e rrezikshme dhe përbën kërcënim për jetën e njeriut, dhe jo vetëm për pjesën më të madhe të Portugalisë Jugore dhe provincës Badajnoz në Spanjë.

Italia ka lëshuar po ashtu alarmin e kuq për zonën qendrore të saj dhe veriun, përfshirë qytete që tërheqin shumë turistë si Roma, Firence dhe Venecia.

Sipas “Meteogroup”, ka një mundësi prej 40 përqindësh që rekordi i Athinës prej 48 gradë Celsius të arrihet dhe 25-30 për qind mundësi që rekordi europian të thyhet.

Edhe temperaturat gjatë natës do të variojnë nga 25-30 gradë Celsius për rajonin. Situata është kritike në të gjithë kontinentin. Maja më e lartë e Suedisë, një akullnajë, po shkrihet me disa centimetra në ditë. Shkencëtarët që monitorojnë situatën thonë se, akullnaja do të humbasë titullin e majës më të lartë atje.

Në Norvegji, autoritetet u kanë kërkuar shoferëve të kenë kujdes nga drerët dhe delet, që po zgjedhin të hyjnë në tunele për t’i shpëtuar diellit. Vera e gjatë dhe e nxehtë ka vënë në vështirësi edhe birraritë gjermane, që kanë shitur aq shumë birra, saqë tani nuk kanë më shishe.

Ndërkohë që niveli i lumit Elbë atje ka rënë në nivele jashtëzakonisht të ulëta, duke çuar edhe në zbulimin e granatave dhe municioneve të Luftës së Dytë Botërore./ Top Channel

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?