Emigrantët kthehen për dasma, pushime në atdhe për të lidhur kurorë

Emigrantët kthehen për dasma, pushime në atdhe për të lidhur kurorë

Përveç pushimeve, emigrantët kthehen në atdhe edhe për dasma. Gushti është plot me dasma të tilla. Për të mbledhur të afërmit dhe për të ndjekur traditën, ata vijnë në qytetet dhe fshatrat e lindjes. “Ëndrra për mua që jetoj jashtë shtetit ishte që dasmën time ta bëja në Shqipëri”, thotë dhëndri. “Shumë emocione, s’kam fjalë”, […]

“Ëndrra për mua që jetoj jashtë shtetit ishte që dasmën time ta bëja në Shqipëri”, thotë dhëndri.

“Shumë emocione, s’kam fjalë”, shprehet e emocionuar nusja.

Top Channel tregoi disa ditë më parë se numri i dasmave është në rritje. 11 827 martesa janë lidhur mes shqiptarëve deri në fund të korrikut për vitin 2018, ku pjesa më e madhe prej tyre janë emigrantë. Ndërkohë, sot, jemi të ftuar në dasmën e një çifti shqiptar që jeton në Itali për t’ju treguar atmosferën e një dasme të tillë”.

Pavarësisht se çifti, Taulanti dhe Senada, nuk jeton në Shqipëri, stili i dasmës nuk reflekton kulturën e vendit ku ata jetojnë, Italisë. Një nga motivet e rikthimit të tyre në atdhe për të lidhur kurorë, është ruajtja e traditës. Si dhe takimi me fisin, ku të shumtit në dasmën e tyre janë po emigrant.

“Jemi refugjatë, ne sakrifikojmë për këto pushime të shikojmë njerëzit e dashur, e për të ardhur në gëzime”, thotë një i ftuar.

“Vij nga Greqia, kam ardhur posaçarësisht për dasmën. Ne të Kavajës, atë që kemi në shpirt e hedhim. Qejfi pa lekë nuk bëhet”, shprehet një tjetër.

“Për dasmat njerëzit presin kur është koha e emigrantëve. Dasma duan lekë!”, thotë një i ftuar.

“Unë jam nga Kavaja, jetoj në Itali dhe kemi ardhur për dasmën, të ftuar nga kushërinjtë e mi”, thotë një tjetër i ftuar.

Ajo që na tërhoqi vëmendjen në dasmë ishte edhe fotografi i vogël 10 vjeçar, Ardieni që ndihmonte të atin në memorizimin e momenteve, për një nga ditët më të rëndësishme të qenies njerëzore.

“Unë kam filluar si fotograf që në moshën 4 vjeç duke përdorur një aparat dhe më pas, kam ndjekur babin në çdo hap”.

-Nuk të flihet gjumë ty?

“Jo, fle ditën punoj natën. më shumë fokusohem te çifti më pas te njerëzit që vallëzojnë dhe në fund kur pritet torta. Aty mbaron dasma”, thotë 4-vjeçari.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?