Eksperimenti i çuditshëm i Coca Cola’s

Pas historisë 132-vjeçare, kompania më e madhe e pijeve joalkoolike në botë do të sjellë një version të ri, të padëgjuar më parë. Coca-Cola në Japoni ka në plan të prodhojë një pije të re, e cila do të jetë bashkimi i pijes së gazuar me një pije alkoolike vendase të njohur me emrin Chu-Hi. […]
“Nuk kemi eksperimentuar më parë në kategorinë e pijeve me pak alkool dhe ky është një shembull se ne vazhdojmë të provojmë mundësi të reja”, u shpreh Jorge Garduno, president i kompanisë në Japoni.
Pija Coca-Cola Alcopop, që përfshin gjithë pijet e ëmbla me gaz dhe alkoolike, pritet të ketë po të njëjtin sukses siç patën pijet e tjera “alcopop” në vitet ’90
Coca-Cola ka eksperimentuar edhe më parë me ndryshimin e pijes. Për shembull, vite më parë kur Pepsi hyri në treg, Coca-Cola përmes anketave në rrugë doli në përfundimin se shija e re do të ishte më e suksesshme. Por gjithë mundi shkoi kot, pasi askush nuk e bleu në markete. Arsyeja që dhanë konsumatorët ishte “Është më e mirë se shija e mëparshme, por s’është Cola-Cola”.












