Edita Tahiri: Të bëhet Qeveria e unitetit, që të arrihet konsensusi për dialogun

Ish kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet në Bruksel me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se përgjegjësia bie mbi institucionet për procese të mëdha, si çështja e dialogut, por që edhe opozita duhet të japë kontributin e saj. Ajo ka thënë se për t’u arrirë një konsensus politik në Kosovë për këtë proces, zgjidhja më e […]
Ajo ka thënë se për t’u arrirë një konsensus politik në Kosovë për këtë proces, zgjidhja më e mirë do të ishte Qeveria e unitetit, njofton Klan Kosova.
“E kemi traditë që kur kemi bërë bisedime me Serbinë dhe në Ramubje edhe Vjenë edhe tani përgjithësisht për fazat vendimtare, kemi qenë bashkë. Duhet të mbërrihet unitetit dhe mendoj që përveç bashkëpunimit duhet të bëhet edhe Qeveria e unitetit”.
“Sepse ajo është stimulim që kjo fazë të kalohet. Kështu mund t’i japim mesazhin e qartë Serbisë dhe ndërkombëtarëve”.
“Duhet të gjendet formula më e mirë që të jemi bashkë dhe të fuqishëm në tryezën negociatore. Këtë propozim e kam bërë edhe për bisedimet e Vjenës kur PDK mbeti në opozitë. Po dëgjojë, jo zgjedhje, apo forma tjera, mendimi im është me pragmatik dhe është Qeveria e unitetit”, ka thënë Tahiri në Info Magazine.
Sipas Tahirit në bisedimet në Bruksel duhet të flitet për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe nuk duhet të bisedohet për sovranitet dhe integritet territorial.
“Ato janë të kryera jo vetëm me luftën që kemi bërë por edhe përkrahjen e SHBA-së dhe NATO-s. Duhet të hyhet në përmirësim të marrëdhënieve ndërshtetërore he njohje reciproke, sepse kjo do të sillte paqe edhe në rajon”.












