Edi Rama jep lajmin historik: NATO do ndërtojë bazën e parë në Shqipëri

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka njoftuar se NATO do të ndërtojë në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Sipas Ramës, vetëm në fazën e parë, NATO-ja do të investojë 50 milionë euro, Njoftimi i plotë: NJE LAJM SHUME I MIRE! Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri […]
Sipas Ramës, vetëm në fazën e parë, NATO-ja do të investojë 50 milionë euro,
Njoftimi i plotë:
NJE LAJM SHUME I MIRE!
Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.
Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës.
Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës.
Kuçova do të shërbeje njëkohësisht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky Investim strategjik i NATO-s në Shqipëri, do të sjellë një standart të ri për Forcat tona të Armatosura.
Padyshim, një investim i këtyre përmasave krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore të teknokogjisë së fundit.
Paralelisht, po zhvillohen diskutime direkte me partnerin tonë strategjik, SHBA, për modernizimin e mëtejsh kapaciteteve ajrore shqiptare. Së shpejti, pritet qe vendimet e përbashkëta të këtyre diskutimeve do të shkojnë për miratimin e Kongresit Amerikan












