​Semaforë jofunksionalë nëpër Prishtinë, mirëmbajtja e tyre po i kushton komunës

​Semaforë jofunksionalë nëpër Prishtinë, mirëmbajtja e tyre po i kushton komunës

Kaos në trafikun e Prishtinës. Kjo gjendje është qe shumë vite, shumë vetura dhe rrugë në gjendje jo të mirë. Të gjitha këto po shkaktojnë tollovi në komunikacion. Gjithë kësaj, i shtohen semaforët e prishur. Komuna e Prishtinës, po planifikon të vendos semaforë të rinj që kushtojnë shumë, por për mirëmbajtjen e atyre aktualisht komunës […]

Të gjitha këto po shkaktojnë tollovi në komunikacion.

Gjithë kësaj, i shtohen semaforët e prishur. Komuna e Prishtinës, po planifikon të vendos semaforë të rinj që kushtojnë shumë, por për mirëmbajtjen e atyre aktualisht komunës së Prishtinës i kushton 50 mijë euro, ngase bëhet nga një kompani.

KosovaPress për ditë me radhë ka tentuar të marr një përgjigje rreth mirëmbajtjes së semaforëve nga kompania “EkoInvest” të cilën komuna e ka të kontraktuar për mbikëqyrjen e semaforëve, por që ata nuk i janë përgjigjur telefonatave.

Tek Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve kompania “EkoIvest” nuk ka të deklaruar kapitalin, ndërsa ka deklaruar vetëm një punëtor.

Ata që çdo ditë janë në komunikacion nuk janë aspak të kënaqur me mënyrën se si funksionojnë semaforët në kryeqytet.

I mllefosur jo vetëm me semaforët por edhe me qeverisjen e Shpend Ahmetit u shpreh kalimtari, Shaban Jashari, i cili teksa kalonte në semaforët tek rruga “Agim Ramadani” të cilët janë jashtë përdorimit qe disa kohë tha se ndihet i rrezikuar.

Se kanë probleme kur nuk po funksionojnë semaforët e pranon edhe Blerim Duraku  i cili është shofer taksie.

Çdo ditë rrugën “Agim Ramadani” e përshkon edhe  Lozartë Fazliu e cila thotë se ndihet e rrezikuar teksa kalon semaforët që janë jashtë përdorimit, por që sipas saj edhe ngasësit e veturave po kanë mirëkuptim ndaj tyre.

Kadri Hamiti nga Shkabaj thotë se meqenëse semaforët nuk funksionojnë si duhet, qytetarët duhet të kenë vëmendje më të madhe gjatë kalimi të rrugëve pasi që ndihen të rrezikuar nga aksidentet.

Duke folur në aspektin e mbikëqyrjes së semaforëve, Halil Halili zyrtar për trafik në komunën e Prishtinës thotë se më së shumti ballafaqohen me dëmet e semaforëve për shkak të aksidenteve.

Ai tha për KosovaPress se posa marrin sinjalin se një semafor është jashtë funksionit ekipet intervenojnë menjëherë së bashku me kompaninë, e cila është kontraktuar nga komuna për monitorimin dhe mirëmbajtjen e semaforëve.

Sipas Halilit duke parë se  udhëkryqet që janë më të ngarkuar gjatë orëve të pikut kanë vendosur harta të reja të semaforëve.

Sipas tij, kosto e vendosjes së një semafori komunës së Prishtinës i kushton 30 mijë deri në 50 mijë euro por kjo varet edhe nga çmimi i pajisjeve dhe teknologjisë që përdoret.

Janë tri lagje ku së shpejti do të vendosen semaforët e rinj. Sipas Halilit në lagjen “Arbëria”, në rrugën “Muharrem Fejza” dhe afër shkollës “Iliria” në Breg të Diellit, komuna e Prishtinës ka paraparë së shpejti vendosjen e tri nyjeve të reja të semaforëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?