Gara e kërcimeve dallëndyshe, për herë të parë pas 68 vjetëve në Mirushë

Sot u mbajt gara e kërcimit në stilin dallëndyshe, garë kjo që u bë tradicionale pasi që organizohet tash e 68 vjet dhe përherë është mbajtur tek Ura Fshejtë në Gjakovë. Por këtë vit kjo garë u mbajt në Ujëvarën e Mirushës. Hapja u bë me një përformancë të alpinistëve të Mirushes. Derisa në garë […]
Por këtë vit kjo garë u mbajt në Ujëvarën e Mirushës. Hapja u bë me një përformancë të alpinistëve të Mirushes. Derisa në garë morën pjesë vetëm 8 garues.
Kërcimet u realizuan nga 8 metra dhe 16 metra lartësi. Vëzhgimet u bënë nga klubi i vëzhguesve nga Mitrovica “Trepça”, ndërsa ndihmësit mjekësor ishin nga Shtëpia e Shëndetit në Malishevë.
Vlerësimi i kërcimtarëve ndërkaq u bë nga juria e përbërë prej Avdyl Osmani, Tomor Musa dhe Ymer Lota, themelues të klubit “Bridge Divers”.
Tomor Musa, që është edhe pjesë e organizatorëve, tha se shpreson që gara në Mirushë të bëhet garë tradicionale, sikurse ajo në Gjakovë. Megjithëse kësaj radhe kanë marrë numër modest i kërcyesve pjesë në garë.
Vendin e parë në kategorinë e kërcimeve prej 8 metra lartësi e ka fituar Blerim Curri, i cili i tha KosovaPress-it se kjo fitore e ka bërë të ndjehet mjaftë mirë.
Ndërsa fituesi i garës në 16 metra lartësi, gjithashtu edhe njëri nga organizatorët e kësaj gare, Florit Gashi, tha se ndihet shumë i kënaqur pasi gara përfundoi pa lëndime, por si u shpreh ai, ndjehet edhe më mirë pasi u shpall fitues i garës.
Pjesë e shikuesve ishte edhe kërcimtarja e parë grua, në Kosovë, Gonxhe Basha. Ajo i tha KosovaPress se është mjaft e kënaqur me organizimin e garës dhe me faktin që ky sport nukm po lihet anash në Kosovë.
Organizatorët njoftuan se garat e kërcimit do të organizohen edhe javën tjetër, në liqenin e Radoniqit në Gjakovë, me kërcime nga 15 metra lartësi.












