E krahasoi ‘Ollujën’ kroate me ‘Holokaustin’, Kitaroviq i reagon ashpër Vuçiqit

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, ka reaguar pas deklarimeve të presidentit serb, Vuçiq, i cili e ka krahasuar ‘Ollujën’ kroate me perskutimin e Anna Frank. “E shoh që asnjëherë nuk do të pajtohemi me Serbinë për të kaluarën, por ne duhet të punojmë së bashku për të ardhmen”, ka thënë Kitaroviq, raporton Periskopi, marrë […]
“E shoh që asnjëherë nuk do të pajtohemi me Serbinë për të kaluarën, por ne duhet të punojmë së bashku për të ardhmen”, ka thënë Kitaroviq, raporton Periskopi, marrë nga Tanjug.
Këtë deklaratë Vuçiq e kishte bërë gjatë një organizimi me rastin e përvjetorit të rënjës së serbëve në konfliktin e armatosur me Kroacinë.
Ai ka thënë se ‘Olluja’ ngjason me persekutimin që nazistët gjerman i kishin bërë Anna Frankut./Periskopi/












