Dy vëllezërit dhe kunata – punësimet e dyshimta të familjarëve të Imet Rrahmanit në Gjilan

Dy vëllezërit dhe kunata – punësimet e dyshimta të familjarëve të Imet Rrahmanit në Gjilan

Ish-ministri i Shëndetësisë, tash deputet nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani ka përdorur ndikimin politik që ka për të punësuar pa kritere familjarët e tij në ndërmarrjet dhe institucionet publike në Komunën e Gjilanit. Rrahmani, i cili ka ndikim të fuqishëm në Komunën e Gjilanit, për shkak të postit të tij si nënkryetar i Degës […]

Rrahmani, i cili ka ndikim të fuqishëm në Komunën e Gjilanit, për shkak të postit të tij si nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjilan dhe afërsisë me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, kohë më parë kishte rehatuar dy familjarë të tij, vëllain dhe kunatën, vetëm në ndërmarrjen publike në Gjilan “Hidromorava”, ndërsa vëllain tjetër e ka punësuar në Entin Higjienik të Spitalit të Gjilanit, ku punon edhe vet.

Rrahmani është përkujdesur që në “Hidromoravë” të punësohen vëllai i tij Izet Rrahmani dhe kunata, bashkëshortja e vëllait të tij, Muharrem Rrahmani, Makfire Kadriu.

Megjithatë, vëllai i tij Izet Rrahmani ishte larguar nga ndërmarrja pas 2 muajsh punë, pas reagimit të opozitës në Gjilan, përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës. Për këtë arsye, ka një muaj që Izet Rrahmani më nuk është pjesë e ndërmarrjes “Hidromorava”.

I kontaktuar nga Periskopi, asamblisti i PDK-së, Bujar Nevzati ka thënë se vëllai i Imet Rrahmanit, Izeti, ishte larguar nga “Hidromorava” pas reagimit të tij para 1 muaji, në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale të Gjilanit.

“Pasi që kisha reaguar në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, para 1 muaji, Izet Rrahmani u largua nga ky vend pune, pasi që kishte punuar për 2 muaj rresht”, tha ai.

Megjithatë, kunata e deputetit Rrahmani, Makfire Kadriu, vazhdon të punoj në ndërmarrjen publike, derisa rrethanat e punësimit të saj mbeten të panjohura.

Asnjë konkurs i publikuar, asnjë njoftim për punësim nga ana e kompanisë “Hidromorava”. Përpjekjet e disaherta të Periskopit për të kontaktuar me zyrtarë të ndërmarrjes me qëllimin që të ofrohen informacionet mbi procedurat e punësimit të familjarëve të Rrahmanit, kanë dështuar, për shkak se askush nga ndërmarrja nuk i është përgjigjur telefonatave dhe porosisë elektronike të redaksisë.

Madje, telefonatave të Periskopit nga “Hidromorava” nuk i janë përgjigjur as në numrin për përkujdesje ndaj konsumatorëve, që është lënë publik në uebsajtin e ndërmarrjes, e që përbën një papërgjegjësi në vete.

Deputeti Rrahmani është përkujdesur që ta punësoj edhe vëllain tjetër, Muharrem Rrahmanin.

Muharremi, falë vëllait të tij, ka një pozitë në Entin Higjienik të Spitalit të Përgjithëm në Komunën e Gjilanit. Edhe në këtë rast punësimi ka qenë e pamundur që të gjenden njoftimet për konkursin që çoi në punësimin e tij. Ndërsa, disa telefonatave që i janë bërë spitalit, kanë mbetur pa përgjigje.

Të gjithë familjarët e punësuar të deputetit, në rrjete sociale, kanë përkrahur Rrahmanin në garat politike. Fotografi, video, e fjalime të tij gjenden në profilet e familjarëve të Rrahmanit.

Për të ofruar një sqarim për lexuesit, Periskopi është përpjekur që të kontaktoj me vet deputetin Imet Rrahmani, por edhe me të kontakti ka qenë i pamundur nëpërmjet telefonit. /Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?