‘Duhet njeriu të jetë mbi mesataren idiot që të besojë se Kosovës do i jepet Lugina pa i dhënë ajo asgjë Serbisë’

‘Duhet njeriu të jetë mbi mesataren idiot që të besojë se Kosovës do i jepet Lugina pa i dhënë ajo asgjë Serbisë’

Shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, mundësinë për korrigjim të kufijve të Kosovës, pas deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka cilësuar si paralajmërim për tkurrje të trojeve shqiptare. Mehmeti për Kallxo.com ka deklaruar se në rast se Lugina do t’i bashkohej Kosovës, edhe kjo e fundit do t’i jepte diçka […]

Mehmeti për Kallxo.com ka deklaruar se në rast se Lugina do t’i bashkohej Kosovës, edhe kjo e fundit do t’i jepte diçka Serbisë.

“Duhet njeriu të jetë mbi mesataren idiot që të besoj se Kosovës do i jepet Lugina pa i dhënë ajo asgjë Serbisë. E me këta burrështetas që ka Kosova asaj do i ndodhë që të jep të veten për të marrë atë që i takon. Po kësaj radhe në formë edhe më tragjike: edhe me pakësimin e popullit shqiptar rinia e të cilit prej moti është degdisur nëpër botë sepse ”Shqipëritë” tona u bënë të pabanueshme për të”, thotë publicisti.

Sipas Mehmetit, çështja e korrigjimit të kufijve në Ballkan, nuk do t’i linte indiferentë as shqiptarët e Maqedonisë.

“Sidoqoftë mendoj se korrigjimi kufijve të Kosovës do të çojë drejt korrigjimit të kufijve të shumë shteteve të Ballkanit. Është e pamundur që shqiptarët e Maqedonisë të jenë të pandjeshëm ndaj fatit të trojeve shqiptare dhe tërë këtë proces ta përcjellin nëpërmjet lajmeve qendrore në TV. Pastaj ndryshimi i kufijve të Kosovës domosdoshmërisht do i çelë rrugë bashkimit të saj me Shqipërinë. Andaj vallë e beson dikush se procesi i bashkimit gjithë shqiptar mund të ndërpritet dhe se ai do i anashkalojë shqiptaret e Maqedonisë? Këtë mund ta besojnë vetëm disa qarqe shqiptare në Kosovë që ka kohë punojnë për përçarjen brenda shqiptare duke tentuar që shqiptarët e Maqedonisë t’i shkëpusin nga trungu kombëtar duke i përbuzur dhe ofenduar në baza fetare”, shtoi ai.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Mehmeti thekson se të dy shtetet këtë periudhë do të duhej të diskutonin për dëmshpërblimin që Serbia duhet t’ia paguajë Kosovës.

“Sikur Kosova të kishte burrështetas që nuk do e trajtonin Kosovën si pronë të veten private sot do flitej për faljen që ia ka borxh asaj Serbia si dhe për dëmshpërblimin që ajo duhet t’ia paguajë Kosovës”, tha publicisti për Kallxo.com

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?