Drejtori i ‘Trepçës’ në Veri: Pagat e kombinatit shkojnë deri në 700 euro për minator

Drejtori i ‘Trepçës’ në Veri: Pagat e kombinatit shkojnë deri në 700 euro për minator

Drejtori gjeneral i kombinatit “Trepça” në veri, Jovan Dimkiq, në shënimin e Ditës së Minatorëve të shtetit të Serbisë në Leposaviq ka thënë se pagat e minatorëve të “Trepçës” në veri janë ndër më të mirat në rajon.  Sipas tij, në “Trepçën” në veri janë të angazhuar në punë 1200 punëtorë, ndërsa paga marrin 2400 […]

Drejtori gjeneral i kombinatit “Trepça” në veri, Jovan Dimkiq, në shënimin e Ditës së Minatorëve të shtetit të Serbisë në Leposaviq ka thënë se pagat e minatorëve të “Trepçës” në veri janë ndër më të mirat në rajon. 

Sipas tij, në “Trepçën” në veri janë të angazhuar në punë 1200 punëtorë, ndërsa paga marrin 2400 punëtorë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Drejtuesit dhe punëtorët e kombinatit “Trepça” në veri të Kosovës kanë shënuar Ditën e Minatorëve të Republikës së Serbisë. Merrnin pjesë edhe përfaqësues të Zyrës Serbe për Kosovën, krerë të Listës Serbe, si dhe përfaqësues të subjekteve politike dhe të institucioneve të Kosovës dhe të Serbisë.

Drejtori gjeneral i “Trepçës” në veri, Jovan Dimkiq, ka thënë se sa i përket aspektit ekonomik “Trepça” ka shënuar rezultate të mira prodhuese dhe financiare dhe si rezultat prodhimi është stabil.

“Ne jemi kompani krejtësisht likuide, e cila rregullisht i kryen të gjitha obligimet ndaj furnitorëve, kompanive që ofrojnë shërbime, rregullisht paguan pagat e punëtorëve e që janë ndër më të mirat në rajon, posaçërisht kur bëhet fjalë për ata punëtorë që punojnë drejtpërdrejt në prodhim dhe paga e tyre është 700 euro”, ka thënë Dimkiq, i cili ka shtuar se me të gjitha rezultatet “Trepça” në veri shpeshherë pëson për shkak të pengesave administrative dhe për këtë arsye ka humbje të mëdha financiare dhe këto ndikojnë edhe në imazhin e “Trepçës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?