Diplomati gjerman tregon se cilat fshatra do të jenë pjesë e pazarit Kosovë-Serbi

Diplomati gjerman tregon se cilat fshatra do të jenë pjesë e pazarit Kosovë-Serbi

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, i cili ishte mbështetës i pavarësisë së Kosovës sipas Pakos së Ahtisaarit, ka përkrahur idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit mes Kosovës e Serbisë.Petritsch, duke debatuar me diplomatin amerikan Daniel Serwer, rreth shkrimit të tij që kundërshton shkëmbimin e territoreve, ka thënë se korrigjimi supozohet të […]

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, i cili ishte mbështetës i pavarësisë së Kosovës sipas Pakos së Ahtisaarit, ka përkrahur idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit mes Kosovës e Serbisë.Petritsch, duke debatuar me diplomatin amerikan Daniel Serwer, rreth shkrimit të tij që kundërshton shkëmbimin e territoreve, ka thënë se korrigjimi supozohet të jetë shumë i vogël, duke e quajtur madje kozmetik.Por ai ka pranuar se ky korrigjim, sado që duket i vogël do të ndikojë në fshatrat edhe përreth Mitrovicës, e edhe Bujanovcit.

“Do të ketë korrigjime të vogla (“kozmetike”) që ndikojnë në një numër të vogël të fshatrave në rrethin e Bujanocit dhe Mitrovicës
Nuk do të ndryshojë përbërjen etnike të asnjërit shteti, dhe kështu nuk do të ketë efekte të tilla të mdha sic janë të përshkruara në vlerësimin tuaj, i cili përndryshe është i shkëlqyer, “Është “realizmi i ri” në Ballkan”, është shprehur diplomati austriak.Ish- përfaqësuesi i BE-së në bisedimet e Rambouilles dhe Parisit më 1999, ndërmjet delegacionit kosovar dhe atij serb, ka përmendur në këtë kontekst ndërhyrjen e Rusisë dhe Hungarisë.

“Çështja e vërtetë është ndërhyrja e mediave ruse / hungareze, përpjekjet neo-osmane (Izetbegovic e të tjerë), investimet e shteteve të Gjirit në Bosnjë e Hercegovinë (por edhe në Serbi) dhe, mbi të gjitha, zgjerimi i shpejtë i Kinës në SEE.Rruga ‘mëndafshit’ e Ballkanit dhe formati 16 & 1, janë sfida e vërtetë për rajonin dhe BE.” ka thënë ai.

Por pikërisht për këtë fakt, ai ka thënë se duhet mbështetur idenë dhe zgjidhjen që ofrohet nga Thaçi e Vuciq, ani pse ka theksuar se kjo mund të jetë e dhimbshme.“Kjo rrjedhimisht lejon të mbështesin një zgjidhje përgjatë vijave të Thaçit dhe Vuçiqit. Jam i vetëdijshëm me dhimbje – se kjo është një zhgënjim për ne që jemi duart e vjetra të Ballkanit. Por hej kohët po ndryshojnë” ka shkruar Petritsch.

Por nga qëndrimi i tij, kundër kësaj ideje të Thaçit nuk ka ndryshuar Daniel SerwerAi ka thënë se nuk ka asnjë mënyrë që të bëhen këto korrigjime, pa i marrë Serbia të gjitha komunat veriore.Ai ka ngritur sërish alarmin se ky shkëmbim do ta përkeqësoj gjendjen.“Unë nuk shoh ndonjë mënyrë për ta kufizuar këtë në disa fshatra, ose për ta bërë këtë, pa fituar Serbia komunat veriore.Efekti i valëve në pikëpamjen time, nuk ka të bëjë aspak me ndryshimin e përbërjes etnike të secilit vend.Të gjitha ndërhyrjet në të cilat ju referoni do të keqësohen, jo më mirë, me një koncesion të këtij lloji ndaj nacionalizmit etnik territorial, ka përfunduar Serwer.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?