Deputetja e LDK’së: Pozita ka shumë shefa, por deputetët i frikësohen Kadri Veselit

Deputetja e LDK’së: Pozita ka shumë shefa, por deputetët i frikësohen Kadri Veselit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se megjithëse duan dhe janë duke punuar në atë drejtim, nuk i kanë votat për ta rrëzuar qeverinë që drejtohet nga Ramush Haradinaj. “Ne nuk i kemi votat për ta rrëzuar qeverinë. LDK-ja i ka 27 deputetë të nënshkruar dhe kurdo që t’i vijë mundësia […]

“Ne nuk i kemi votat për ta rrëzuar qeverinë. LDK-ja i ka 27 deputetë të nënshkruar dhe kurdo që t’i vijë mundësia do ta rrëzojë qeverinë. Ne jemi opozitë konstruktive, por obligim s’e kemi për t’ia bërë votat qeverisë”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi në Klan Kosova.

Ajo ka folur për refuzimin e opozitës që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, më konkretisht për 49 milionë eurot e Instrumentit të Para Anëtarësimit, duke nënvizuar se nuk e kanë për detyrë dhe se ishte kryetari i kuvendit Kadri Veseli ai që i irritoi dhe i shtyu të revoltohen.

“Opozita mendon ndryshe nga pozita. Disa marrëveshje ndërkombëtare i kemi votuar, vec këtyre të fundit. Ne nuk e dimë pse qeveria po shpreson në vota të deputetëve të opozitës. Dy marrëveshjet e fundit ndërkombëtare nuk i kemi votuar për ta vetëdijesuar pozitën që t’i ketë deputetët në seancë”.

“Shpesh po ka më shumë deputetë të opozitës në sallë të kuvendit, sesa të pozitës. Pozita ka shumë shefa, por deputetët s’po i sjellin në sallë. Kam pasur shpresë tek Kadri Veseli, sepse atij i frikësohen pak, por as ai nuk po kryen punë”.

“Ndodhë që deputetët e pozitës të jenë në kafene dhe të mos vijnë për të votuar. Kështu po e vënë në pozitë të vështirë edhe shefin e tyre”.

“Opozita në shumicën e rasteve është në sallë. Seancat e kuvendit nuk nisin me kohë sepse deputetët e pozitës nuk janë në sallë. Kur vijnë deputetët kolegët e tyre ‘janë të detyruar të aplaudojnë’ sepse gëzohen që u bënë 61”.

“Kryetari duhet ta stabilizojë kuvendin, jo ta fusë në depresion politik. Edhe unë mendoj që duhet të kemi bashkëpunim më të mirë mes pozitës dhe opozitës. Por së pari duhet që partitë brenda opozitës të kenë bashkëpunim më të mirë”.

“Shefi i z.Haxhiu ironizoi me ne dhe ne s’e votuam. Populli thotë: ‘Me atë që duhet të pajtohesh, kurrë mos u hidhëro.’ Ai ironizoi me ne, na injoroi dhe pastaj kërkoi që ne ta votojmë atë marrëveshje. Seancat nisin prapë në shtator dhe besoj që atëherë do të kalojë marrëveshja”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?