Deda: Thaçi e di mirë se Lugina e Preshevës nuk do të bashkohet me Kosovën

Deklarimet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës, deputeti nga radhët e Alternativës, Ilir Deda po i quan gënjeshtra. Deda ka thënë se nga Thaçi mbeti e pathënë që edhe Serbia do të marrë veriun deri në lumin Ibër. Gjersa, tha se Thaçi po manipulon me ndjenjat e […]
Deklarimet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës, deputeti nga radhët e Alternativës, Ilir Deda po i quan gënjeshtra.
Deda ka thënë se nga Thaçi mbeti e pathënë që edhe Serbia do të marrë veriun deri në lumin Ibër. Gjersa, tha se Thaçi po manipulon me ndjenjat e shqiptarëve në Luginë për aksham pazaret që dëshiron t’i bëjë në emër të Kosovës.
Këto deklarime, ai i ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social Facebook.
Lexoni të plotë publikimin e tij:
Sot pasoi gënjeshtra e radhës nga Kryetari i Kosovës – që Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës. E pathënë mbeti që Serbia e merr veriun deri në lumin Ibër.
Thaçi e di shumë mirë që as Medvegja, as Bujanovci dhe as Presheva nuk do të bashkohen me Kosovën. Është duke manipuluar me ndjenjat e shqiptarëve në Luginë për aksham pazaret që dëshiron t’i bëjë në emër të Kosovës. Nëse nuk e ndalojmë t’i realizojë, do ta shkatërrojnë Republikën e Kosovës.












