Deda: Kosova nuk ka pasur president që me aq mendjelehtësi i ka kontestuar kufijtë e shtetit të vet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka reaguar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për udhëheqjen në dialogun me Serbinë, raporton Periskopi. Ai ka shkruar se Kosova nuk ka pasur presidenti që me aq mendjelehtësi dhe dëshirë i ka kontestuar kufijtë e shtetit të vet. Sipas tij, Thaçi po i […]
Ai ka shkruar se Kosova nuk ka pasur presidenti që me aq mendjelehtësi dhe dëshirë i ka kontestuar kufijtë e shtetit të vet.
Sipas tij, Thaçi po i përqafon planet e Millosheviqit.
Lexoni të plotë postimin e Dedës në Facebook:
Nuk ka pasë President në Kosovë që me aq (mendje)lehtësi dhe dëshirë i ka kontestuar kufijtë e shtetit të vet, e që me betimin e vet duhet ti mbrojë.
Secili duhet ta ketë të qartë që “korigjimi i kufijve” është eufemizëm për ndarje të Kosovës, dhe asgjë tjetër. Mbyllja e syve para tmerrit që po e pret Kosovën, i bën të gjithë bashkëpjesëmarrës në shkatërrimin e shtetit tonë – sipas planeve të Millosheviqit të vdekur – që po i përqafon Kryetari i tanishëm i Kosovës.












