Daut Haradinaj godet rëndë Thaçin: Idetë për shkëmbim territori janë ide sllavo-ruse

Daut Haradinaj godet rëndë Thaçin: Idetë për shkëmbim territori janë ide sllavo-ruse

Dy zyrtarë të rëndësishëm të partive të koalicionit AAK’së dhe NISMA’s kanë dalë kundër idesë së Hashim Thaçit për korrigjim të kufirit që në fakt po interpretohet si pozicion për shkëmbim të territoreve me Serbinë. Kundër Thaçit kanë dalë Fatmir Limaj e Daut Haradinaj, i pari i ka kërkuar ta respektojë Kushtetutën ndërsa Haradinaj ka […]

Dy zyrtarë të rëndësishëm të partive të koalicionit AAK’së dhe NISMA’s kanë dalë kundër idesë së Hashim Thaçit për korrigjim të kufirit që në fakt po interpretohet si pozicion për shkëmbim të territoreve me Serbinë. Kundër Thaçit kanë dalë Fatmir Limaj e Daut Haradinaj, i pari i ka kërkuar ta respektojë Kushtetutën ndërsa Haradinaj ka thënë se ideja e tillë është sllavo ruse.

Ndërkaq zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës ende nuk e kanë thënë asgjë rreth manovrave të ish –liderit të tyre. Kundër korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territoreve tashmë është pozicionuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të kundërshtohet për idenë e korrigjimit të kufirit të Kosovës.

Kundër presidentit tashmë janë deklaruar partitë e koalicionit qeverisës.

Fatmir Limaj zëvendëskryeministër i Kosovës dhe kryetar i partisë Nisma Socialdemokrate ka thënë se Kosovë, kurrë nuk do të ketë Republika Serbe dhe diçka e tillë sipas tij, do ta rrënonte e shkatërronte Kosovën.

“Kemi obligim të respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe deklarimet për korrigjim të kufijve nga bartësit e institucioneve janë të papranueshme”, ka thënë Limaj.

Kurse, shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë për Zërin e të Amerikës se partia e tij nuk është e gatshme për shkëmbimin e territoreve, por kërkon që marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të sigurojë njohje të ndërsjellë dhe ruajtje të karakterit unitar të Kosovës.

Hoti ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe qeveria aktuale nuk kanë legjitimitet për të drejtuar bisedimet me Serbinë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

“Ne në asnjë moment nuk jemi të gatshëm të shkëmbejmë territor shqiptar, territor të Kosovës me territor të Kosovës, sepse shkëmbimi i territorit të veriut të vendit me Preshevën nënkupton shkëmbim i territorit tonë me një territor tonin. Kemi luftuar për një projekt të Kosovës së pavarur, prej që është themeluar Lidhja Demokratike e Kosovës në dhjetor të vitit 1989 dhe pastaj me referendumin në fillim të viteve të 90-ta edhe me zhvillimet politike që kanë ndodhur, kemi besuar në projektin e Kosovës së pavarur, sovrane e të integruar në Bashkimin Evropian e në NATO me miqësi të përhershme me Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe jemi shumë afër të realizimit të këtij misioni”, ka deklaruar Hoti.

E, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, konsideron se ideja për korrigjimin e kufijve siç po përmendet në konferencat për media të Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, sjell konflikt të ri dhe e është e rrezikshme për Kosovën. Thotë se idetë e tilla janë sllavo -ruse.

“Aq mandat sa kam unë edhe si deputet edhe si person, jam absolut kundër çdo ndërrimi të kufijve. Nuk e mbështeti, janë ide sllavo -ruse”, tha Haradinaj për Gazetën Express.

Ai thotë se shkëmbimi i territoreve do të hapte një konflikt të ri mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

“Ideja për ndërrim të kufijve është ide për konflikt të ri edhe kjo s’ka lidhje kush e thotë, kjo tendencë na çon në situata të reja të cilat nuk janë të mira as për Kosovën as për Serbinë”, thekson deputeti i AAK’së.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?