Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë ku humbën jetën dy persona

Janë siguruar pamjet e momentit të aksidentit ku mbrëmë humbën jetën dy persona në autostradën Veternik-Trudë. Siç shihet në video, të enjten rreth orës 19:00, një veturë është futur gabimisht në kahun e kundër të rrugës, ku për pasojë ndeshet përballë me dy vetura tjera, shkruan Indeksonline.     Nga ky aksident, jetën kanë humbur dy […]

Siç shihet në video, të enjten rreth orës 19:00, një veturë është futur gabimisht në kahun e kundër të rrugës, ku për pasojë ndeshet përballë me dy vetura tjera, shkruan Indeksonline.

Nga ky aksident, jetën kanë humbur dy shoferë të veturave ndërsa katër të tjerë janë lënduar.

“Deri te aksidenti kishte ardhur si pasoj sepse një veturë kishte hy në anën e kundërt te lëvizjes, me që rast kishte goditur veturën tjetër e cila ishte duke lëvizur në drejtimin e duhur. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident kanë ndërruar jetë dy drejtuesit e automjeteve meshkuj K-Shqiptarë, ndërsa katër persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon qytetarët që të kenë kujdes në trafik dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit sepse kohët e fundit numri i aksidenteve është tejet i madh.

Madje, për të shtuar sigurinë është krijuar edhe Task Forca, ku vërehet shtim i patrullave nëpër rrugë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 79 aksidente trafiku, prej të cilave katër me fatalitet, 23 me persona të lënduar dhe 52 të tjera me dëme materiale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?