Daçiq: Shqiptarët e duan Preshevën, ne natyrisht s’do ta marrim Gllogocin ose Kaçanikun

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, në një intervistë për TV Pink ka thënë se ndarja e Kosovës, është opsioni më i mirë dhe koha për të ndodhur kjo, nuk ka qenë kurrë më e favorshme. Ai ka thënë se shqiptarët në Kosovë e duan Preshevën. Ka thënë se me idenë e ndarjes, të gjitha […]
Situatë më të favorshme për ta zgjidhur problemin e Kosovës, nuk kemi pasur kurrë, thotë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Ai ka thënë se nuk e di nëse ‘Serbia ka pasur ose do të ketë ndonjëherë situatë më të mirë për ta zgjidhur këtë çështje”, shkruan B92, transmeton Periskopi.
Daçiq e ka bazuar këtë deklaratën, në faktet që sipas tij, Rusia tashmë është një superfuqi botërore dhe ka ndryshuar shumë, marrëdheniet e mira ruso-serbe në 20 vitet e fundit si dhe ndryshimi i politikës së jashtme amerikane.
Ai ka thënë se derisa mundësia për dialog qëndron e hapur, Serbia po vazhdon të ndërtojë raporte të shkëlqyera me Gjermaninë, Francën, Turqinë dhe Kinën. Madje, Daçiq thotë se këto vende po shndërrohen në partner strategjik për Serbinë.
“Në këtë pikë, kemi një situatë ku Bashkimi Evropian dëshiron që përfundimisht të zgjidhet problemi me shqiptarët. Shqiptarët duan të na njohin ne dhe nëse mund ta marrin Preshevën dhe Medvegjën…do të ishte ideale për ta, si një mundësi për kompromis. Nëse tashmë kemi një dialog, atëherë duhet të ofrojmë edhe propozime për dialog”, ka thënë Daçiq për TV Pink transmeton Periskopi.
“Në këtë situatë, është e rëndësishme se të gjithë përfaqësuesit amerikanë janë të interesuar të arrihet një marrëveshje me Kosovën dhe ky problem të zgjidhet një herë e përgjithmonë”, ka thënë ai.
I pyetur lidhur me deklaratat e Kishës për refuzimin e ndarjes së Kosovës si opsion, Daçiq ka thënë se ai nuk sheh opsion më të mirë tani për tani, duke shtuar se ‘ai ka qenë i vetmi në Serbi që ka ofruar një zgjdhje’.
“Është një vendim që serbët shumicë, kudo që janë, jo vetëm në veri, të lidhen me Serbinë qendrore, nuk shoh ndonjë ide tjetër përderisa dikush ndoshta mendon se zgjidhja do të ishte sikur dikush në Kaçanik ose në Gllogoc do ta ndryshonin strukturën etnike’, ka thënë ai.
Duke thënë se për Kishën koha ndoshta mund të jetë një faktor i parëndësishëm, Daçiq ka thënë se per njerëzit në Kosovë ‘koha është një faktor shumë i rëndësishëm që sa më parë të arrihet zgjidhja’.
“Nëse shqiptarët pajtohen për autonomi në Serbi, jam plotësisht pro kësaj”, ka thënë ai.
‘kush është duke e kërkuar dhe kush po e do ndarjen? Nëse është e mundshme të bëhet diçka tjetër, atëherë natyrisht se nuk do të sugjeroja një gjë të tillë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se serbët duhet ta kuptojnë se ‘ai (Daçiq) dhe presidenti serb, Aleksandar Vuciq, kurrë nuk do t’i tradhëtojnë interesat shtetërore të Serbisë’./Periskopi/












