Çka është ‘vettingu’ dhe kur do të aplikohet edhe në Kosovë

Çka është ‘vettingu’ dhe kur do të aplikohet edhe në Kosovë

Verifikimi, sipas njohësve të sistemit të drejtësisë shihet si i domosdoshëm sidomos për gjyqësorin, prokuroritë dhe organet e ndjekjes penale në përgjithësi. Ky proces i verifikimit synon nxjerrjen e personave të korruptuar jashtë sistemit të drejtësisë. Ish-kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjyqtari Hamdi Ibrahimi tha për Radion Evropa e Lirë, se çdo proces që […]

Verifikimi, sipas njohësve të sistemit të drejtësisë shihet si i domosdoshëm sidomos për gjyqësorin, prokuroritë dhe organet e ndjekjes penale në përgjithësi.

Ky proces i verifikimit synon nxjerrjen e personave të korruptuar jashtë sistemit të drejtësisë. Ish-kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjyqtari Hamdi Ibrahimi tha për Radion Evropa e Lirë, se çdo proces që ka të bëjë me verifikimin, që mund të ndihmojë në përmirësimet në sistemin e drejtësisë, duhet të përkrahet.

“Ky proces duhet të jetë i vazhdueshëm dhe duhet të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme, në kuptimin e asaj që të mos bëhet për interesa grupore, partiake ose tëinteresave të caktuar. Mendoj se duhet të përfshihen në procesin e verifikimit (vettingut) jo vetëm gjyqtarët e prokurorët, po edhe personat e tjerë të cilët janë të përfshirë në sistemin e drejtësisë. Nuk do të mund të ketë proces të mirëfilltë të verifikimit (vittingut), nëse nuk përfshihen të gjithë personat që në çfarëdo forme janë të lidhur me sistemin e drejtësisë”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi thekson se gjendja në sistemin e drejtësisë nuk është aq alarmante që të kërkohet me urgjencë të bëhet një pastrim apo verifikim, por sipas tij, këtij procesi nuk duhet t’i ikë asnjë gjyqtar apo prokuror.

“Ne si gjyqtar duhet të kemi parasysh se i nënshtrohemi kontrollit të shoqërisë, opinionit, mediave, shoqërisë civile dhe është një proces që mendoj se do të ndikonte pozitivisht në autoritetin e drejtësisë, në autoritetin e vendit dhe nuk dua të besoj që ndonjë gjyqtar, prokuror ose ndonjë person nga sistemi i drejtësisë, që nuk e përkrahë këtë proces”, tha Ibrahimi.

Gjyqtari Ibrahimi thotë se një proces i tillë do të kishte sukses në rast se bëhet nga persona kredibil, njerëz me duar të pastra, nga njerëz të profesionit dhe nga ata që as sot as nesër nuk ndikohen nga asnjë interes. Tek e fundit, pohoi Ibrahimi, “vettingu” duhet të bëhet në interes të vendit.

“Kosova ka kuadro për një “vetting” të mirëfilltë. Ka njerëz të shkencës e dijes. Ka njerëz që me punën e tyre kanë reflektuar me një pastërti dhe me dije të lartë profesionale, por për fatin tonë kolektiv këta njerëz shumë rrallë vijnë në shprehje”, tha Ibrahimi.

Kurse, Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi thotë për Radion Evropa e Lirë, se nga monitorimet e bërë vërehet se te bartësit e institucioneve në sistemin e drejtësisë, ka mungesë të integritetit.

“Besueshmëria e ulët në sistemin e drejtësisë, në këtë rast të prokurorët dhe gjyqtarët, është nevojë që të ketë një “vetting” për të pasur figura të pastra të cilët bëjnë ndjekje dhe gjykojnë në sistemin e drejtësisë. Kjo është një domosdoshmëri dhe një proces i cili duhet të fillojë sa më parë me përgatitjet e kornizës ligjore, në mënyrë që të verifikohen fije për peri të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët”, tha Musliu.

Kohë pas kohe, nga zyrtarët e institucioneve dhe partive politike ka pasur pohime se në Kosovë sa më parë duhet të ketë një verifikim, por Ibrahimi thotë se jo të gjithë e duan një drejtësi të mirëfilltë në vend.

“Sa herë që flasim për këtë proces [verifikimin], duhet ta kemi parasysh që ky proces bart pas vetes rrezikun që dikush ta përdorë si proces edhe, siç thotë populli, t’i laj[ kusuret me ata që janë brenda e janë ‘të padëshiruar’ dhe të sjellin njerëzit e vet. [Në një rast të tillë], ky kishte me qenë një proces shumë degradues për vendin”, tha Ibrahimi.

Musliu në anën tjetër, thotë se ky proces duhet të bëhet me ndihmën e faktorit ndërkombëtar dhe jo vetëm në sistemin e drejtësisë, por edhe në Policinë e Kosovës.

“Verifikimi duhet të mbahet me ndihmën e faktorit ndërkombëtar sepse politika jonë në Kuvendin e Kosovës, çfarëdo ndryshimi që mund të bëjë dhe çfarëdo procesi të “vettingut” që mund të ndryshojë, nuk mund të ketë integritet të plotë, për të bërë përzgjedhjen e personave adekuat, sepse deri tash janë të njëjtit persona që kanë dëshmuar se kanë ushtruar ndikim të vazhdueshëm në sistemin e drejtësisë “, tha Musliu.

Pavarësisht disa iniciativave dhe deklaratave të disa përfaqësuesve politikë, ende nuk është bërë asgjë konkrete as në lidhje me me Ligjin për lustrim.

Njohës të sistemit të drejtësisë në Kosovë, konsiderojnë se ende nuk ka një klimë të favorshme politike në Kosovë për procedimin dhe miratimin e këtij ligji.

Këshilli i Evropës ka aprovuar kohë më parë dy rezoluta me anë të të cilave kërkon që gjatë hartimit të Ligjit të lustrimit të respektohen parimet e një shteti ligjor, zbatimi i ligjeve të lustrimit, apo të masave administrative përkatëse./rel/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?