Çka do të thotë Ujmani për Prishtinën, e çka për Beogradin?

Çka do të thotë Ujmani për Prishtinën, e çka për Beogradin?

​Pa liqenin e Ujmanit, Kosova nuk do të kishte as ujë e as rrymë. Kështu thotë gazetari serb, Petar Gajiq, i cili në 10 vitet e fundit ka përcjellur zhvillimet në veriun e Kosovës. Shpjegon në detaje funksionimin e Ujmanit, e sipas tij, kompania e themeluar nga qeveria serbe do duhej të merrte udhëheqjen e […]

Shpjegon në detaje funksionimin e Ujmanit, e sipas tij, kompania e themeluar nga qeveria serbe do duhej të merrte udhëheqjen e termoelektranës së Ujmanit.

Ai thotë se krejt këto janë të përfshira në marrëveshjen ligjore detyruese mes Beogradit dhe Prishtinës që ka të bëjë me energjetikën, e që sipas tij, në marrëveshje disa gjëra janë të kushtëzuara.

Në këtë dokument, vend kyç do të ketë Hidroelektrana dhe liqeni i Ujmanit.

Kështu raportojnë mediat serbe, duke intervistuar gazetarin e TV Prva, Petar Gajiq.

“Liqeni ndodhet në veriun e skajshëm dhe pjesa më e madhe e ujit ndodhet në territorin e Serbisë qendrore, mirëpo nga aty Ibri rrjedhë në jug pastaj në lindje dhe përmes kanalit Ibër Lepencit shkon në drejtim të Prishtinës, ftohen termoelektranat Obiliqi 1 dhe Obiliqi 2, të cilat furnizojnë mbarë Kosovën me rrymë dhe puna e tyre është e paqëndrueshme pa këtë ujë të Ujmanit…Kosova pa këtë liqen nuk do të kishte ujin, por as rrymën pasi që Prishtina është qytet me më shumë se 500 mijë banorë, ndërsa nuk ka lum… Ata kanë një fabrikë moderne të ujit të pijshëm e cila është hapur vitin e kaluar, mirëpo lënda e parë për këtë fabrikë në një pjesë, sidomos gjatë muajve të verës duhet të vij nga liqeni i Ujmanit. Burime tjera në Kosovë, thjeshtë nuk ekzistojnë, ekzistojnë në Dukagjin, në jug të Prishtinës, mirëpo kanali i cili është ndërtuar qysh në kohën e RSFJ-së pothuajse është vendimtar…Çështja e energjetikës është zgjidhur në mënyrë shumë elegante dhe logjike. Ekzistojnë disa veprime të cilat duhet tërhequr si njëra ashtu edhe pala tjetër, mirëpo nuk kanë tërhequr akoma këto veprime as Beogradi dhe as Prishtina… Duke ditur se çka do të ndodhë me këtë marrëveshje, qeveria e Serbisë ka marr vendim dhe është krijuar kompania Elektrosever në Zubin Potok. Dhe kjo kompani me këtë marrëveshje ishte dashur ta marr udhëheqjen e termoelektranës së Ujmanit, ndërsa sipas ligjeve të Kosovës qeverisjet lokale mund të jenë pronarë të institucioneve publike, dhe këtu s’kemi asgjë kontestuese. Mirëpo në vet marrëveshjen, gjërat janë të kushtëzuara, dmth EPS (e Serbisë) do të merrte licencën për furnizim me rrymë në mbarë Kosovën, ndërsa elektro rrjeti ynë do të duhej të lejojë elektrorrjetin e Kosovës të bëhet anëtar i asociacionit të operatorit për distribuimin e rrymës. Dhe kë tu gjërat kanë ngecur…Palët sikur akuzojnë njëra tjetrën për këtë ngecje, në fakt BE-ja nuk ka ushtrua trysni që kjo marrëveshje të realizohet deri në fund”, thotw Gajiq./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?