Brnabiq distancohet nga Daçiq: Deklarimet e tij për Kosovën s’janë qëndrime tonat

Brnabiq distancohet nga Daçiq: Deklarimet e tij për Kosovën s’janë qëndrime tonat

Deklaratat e Ivica Daçiqit përfaqësojnë mendimin e tij personal dhe jo qëndrimin e Qeverisë së Serbisë, tha kryeministrja serbe Ana Brnabiq, lidhur me deklarimet e sotme të minsitrit të Jashtëm serb, që kanë të bëjnë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, siç raporton Beta, ka thënë deklaratat e sefit të […]

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, siç raporton Beta, ka thënë deklaratat e sefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, nuk paraqesin qëndrimin e Qeverisë së Serbisë, por janë qëndrim i tij personal lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Reagimi i kryeministres serbe vjen pas deklaratës së Daçiqit se “synimet maksimaliste të Prishtinës, që bashkë me njohjen kërkojnë edhe Preshevën dhe Bujanocin, janë pengesa kryesore e zgjidhjes së çështjes së Kosovës”, përcjell Telegrafi.

Ajo theksoi se shprehja e mendimeve personale nuk e shqetëson Qeverinë e Serbisë dhe shtoi se qëndrime të ndryshme janë dëgjuar që nga hapja e dialogut të brendshëm për  Kosovën.

Sipas kryeministres Brnabiq, Qeveria serbe ende nuk ka një qëndrim zyrtar për Kosovën dhe shtoi se do ta ketë sapo të ketë një propozim konkret në tavolinë.

Ajo vuri në dukje se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është duke bërë gjithçka për të gjetur një zgjidhje dhe vlerësoi se “konflikti i ngrirë” nuk duhet lënë brezave të ardhshëm.

“Nuk mendoj se është afër një zgjidhje, por presidenti është duke u përpjekur për ta parë këtë problem nga të gjitha këndet për të gjetur diçka që mund t’i sjell Serbisë të që nuk e ka, respektivisht për të humbur sa më pak që të jetë e mundur, dhe të fitojmë sa më shumë”, tha kryeministrja.

Ajo shtoi se kjo nuk varet vetëm nga presidenti Vuçiq dhe mbështetja e Qeverisë së Serbisë, por edhe nga ajo se sa janë të gatshëm në Prishtinë për të biseduar hapur për kompromis.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?