Bërnabiq: Ende s’e kemi diskutuar ndarjen e Kosovës si opsion

Bërnabiq: Ende s’e kemi diskutuar ndarjen e Kosovës si opsion

Qeveria ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me çështjen e Kosovës por do të koncentrohet në opsionet që janë në tavolinë, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Brnabiq. “Vuçiq është duke bërë më të mirën për arritjen e një zgjidhje dhe nuk mendoj se arritja e një kompromisi është afër, por po kërkojmë për të […]

Qeveria ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me çështjen e Kosovës por do të koncentrohet në opsionet që janë në tavolinë, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.

“Vuçiq është duke bërë më të mirën për arritjen e një zgjidhje dhe nuk mendoj se arritja e një kompromisi është afër, por po kërkojmë për të dhe në të gjitha anët palët janë të koncentruara për këtë. Ai është duke u munduar ta zgjidhë këtë problem’, ka thënë Brnabiq, transmeton Periskopi.

E pyetur lidhur me deklaratat e Daçiqit se ndarja e Kosovës do të ishte opsioni më i mirë, ajo ka thënë se këto deklarata janë bërë nga Daçiq si udhëheqës i politikës së jashtme por se qeveria serbe ende nuk ka diskutuar një gjë të tillë.

“Çdokush mund të jap mendimet e tij, a mund të ketë ndarje apo jo, ne do të presim deri sat ë marrim kontrollin e plotë në provincën jugore”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nuk e di se sa do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje me Kosovën deri në fund të vitit duke shtuar se Vuçiq po bën gjithçka që është e mundur që të mos ua lë gjeneratave të ardhshme një konflikt të ngrirë.

“Por kjo nuk varet vetëm nga presidenti Vuçiq, edhe qeveria do ta jap mbështetjen e saj, por kjo varet edhe nga Prishtina, sa janë të hapur ata në bisedime”, ka thënë ajo.

“Besoj që mund të arrihet një marrëveshje dhe ata që duan situate të mbetet në këtë lloj konflikti të ngrirë nuk kanë kurajon dhe nuk e kanë idenë e përgjegjësisë”, ka thënë Bërnabiq duke iu referuar opozitës në Serbi./Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?