Autostrada Prishtinë – Pejë do ta mbajë emrin e Adem Demaçit

Autostrada Prishtinë – Pejë do ta mbajë emrin e Adem Demaçit

Ende pa përfunduar ditët e shprehjes së ngushëllimeve, të martën Qeveria e Kosovës e ka marrë vendimin që ta nderojë në disa mënyra shkrimtarin e njeriun që gjatë gjithë jetës së tij kërkoi liri për shqiptarët, Adem Demaçin. Në mbledhjen e së martës, Qeveria e Kosovës ka formuar Komisionin për vendosjen e shtatores së Adem […]

Ende pa përfunduar ditët e shprehjes së ngushëllimeve, të martën Qeveria e Kosovës e ka marrë vendimin që ta nderojë në disa mënyra shkrimtarin e njeriun që gjatë gjithë jetës së tij kërkoi liri për shqiptarët, Adem Demaçin.

Në mbledhjen e së martës, Qeveria e Kosovës ka formuar Komisionin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin që do ta marrë emrin e tij në kryeqytet, emërtimin e autostradës Prishtinë – Pejë dhe propozimin për të emërtuar Parkun e qytetit sipas veprimtarit të njohur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas vendimit, Komisioni do të përbëhet nga përfaqësuesi i Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Infrastrukturës, asaj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Kulturës, të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe një përfaqësues i Komunës së Prishtinës.

Siç ka njoftuar Qeveria e Kosovës, Komisioni ka për obligim që të fillojë procedurat për shpalljen e konkursit, përzgjedhjen, rregullimin e hapësirës në lokacionin sheshi “Adem Demaçi”, si dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të punëve deri në vendosjen e shtatores.

“Komisioni ka për obligim të fillojë procedurat e emërtimit të autostradës Prishtinë – Pejë, autostrada ‘Adem Demaçi’. Komisioni ka për obligim që të përgatisë propozimin për emërtimin e Parkut të Qytetit, ‘Adem Demaçi’, dhe procedimin e të njëjtit në Komunën e Prishtinës”, shkruhet në njoftim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?