Arifi: Jemi kundër ndarjes së pjesshme të Luginës dhe nuk duam ta dëmtojmë Kosovën

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka theksuar se ideja e korrigjimit të kufirit në mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk duhet të realizohet duke e dëmtuar Republikën e Kosovës. Arifi, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se çdo lëvizje eventuale e kufijve duhet të bëhet mbi tri baza, e ajo është: mosdëmtimi i Kosovës, moslejimi […]

Arifi, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se çdo lëvizje eventuale e kufijve duhet të bëhet mbi tri baza, e ajo është: mosdëmtimi i Kosovës, moslejimi për ndarje të pjesshme të Luginës në ndonjë ndryshim eventual, dhe marrja e çdo vendimi në harmoni me qëndrimet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Arifi ka theksuar se nuk dëshiron që ta vlerësojë nëse është koha e duhur tash ose jo që tema e Luginës të përfshihet në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, por që, sipas tij, duhet të analizohet se cfarë mund të nxjerrim nga situata e krijuar.

I pari i Preshevës ka folur edhe për atë që ai e quan mungesë të përkujdesit të dy shteteve shqiptare në raport me Luginën e Preshevës, duke theksuar se ata aktualisht kanë mbetur pa përkrahje institucionale nga Tirana dhe Prishtina, por me një kujdes të shtuar nga Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Gjermanisë në Serbi.

Ndryshe, Arifi e ka ritheksuar faktin se Lugina e Preshevës historikisht ka kërkuar që të jetë pjesë integrale e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?