Arabia Saudite dëbon ambasadorin kanadez

Arabia Saudite dëbon ambasadorin kanadez

  Arabia Saudite ka dëbuar ambasadorin e Kanadasë dhe ka pezulluar investimet dhe marrëveshjet e reja për tregti me këtë shtet, duke akuzuar Otavën për ndërhyrje në çështjet e brendshme. “Mbretëria e Arabisë Saudite nuk do të pranojë ndërhyrje në çështjet e brendshme”, ka thënë Ministria e Jashtme më 5 gusht, pasi Ambasada e Kanadasë […]

 

Arabia Saudite ka dëbuar ambasadorin e Kanadasë dhe ka pezulluar investimet dhe marrëveshjet e reja për tregti me këtë shtet, duke akuzuar Otavën për ndërhyrje në çështjet e brendshme.

“Mbretëria e Arabisë Saudite nuk do të pranojë ndërhyrje në çështjet e brendshme”, ka thënë Ministria e Jashtme më 5 gusht, pasi Ambasada e Kanadasë në Riad ka bërë thirrje për lirimin e disa aktivistëve të burgosur.

Arabia Saudite do të “pezullojë të gjitha transaksionet e reja në tregti me Kanadanë, duke ruajtur të drejtat e saj për të marrë vendime të mëtutjeshme”, është thënë në deklaratë.

Mbretëria i ka dhënë kohë prej 24 orësh përfaqësuesit kanadez për t’u larguar nga shteti teksa ka kërkuar kthimin e ambasadorit të saj nga Kanadaja.

Zyra e Jashtme e Kanadasë ka publikuar një deklaratë më 3 gusht, në të cilën thuhej se “Kanadaja është thellësisht e shqetësuar për arrestimet e pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe aktivistëve për të drejtat e grave në Arabinë Saudite, duke përfshirë Samar Badawi.

“Ne i bëjmë thirrje Arabisë Saudite të lirojë ata menjëherë dhe të gjithë aktivistët tjerë paqësorë për të drejtat e njeriut”, është thënë ndër të tjera në deklaratë.

Marie-Pier Baril, zëdhënëse e ministres së Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland, ka thënë më 5 gusht, se Otava është e “shqetësuar thellësisht” pas veprimeve të sauditëve.

Vëzhguesi për të Drejtat e Njeriut (HRW), ka thënë më 1 gusht se autoritetet saudite kanë arrestuar dy aktiviste të mirënjohura për të drejtat e grave.

Ky Vëzhgues ka identifikuar gratë si Badawi dhe Nassima al-Sadah, të cilat për vite kanë bërë fushatë për të drejtat e grave, duke kërkuar mes tjerash edhe drejtimin e makinës.

Trashëgimtari i fronit, Princi saudit, Muhammad bin Salman, pati premtuar se do të hapë ekonominë e shtetit konservativ dhe se do të lehtësojë politikat kulturore. /rel

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?