Anashkalohet Qeveria e Kosovës, drafti për Asociacionin shkon drejt në Bruksel

Anashkalohet Qeveria e Kosovës, drafti për Asociacionin shkon drejt në Bruksel

Drafti me Statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që është dashur të dorëzohej në Qeverinë e Kosovës, shkon drejt në Bruksel. Ekipi menaxhues për hartimin e Asociacionit, që përbehet vetëm prej pjesëtarëve të komunitetit serb, pritet që sot ta dorëzojë atë në Bruksel. Analistë politik në Kosovë e konsiderojnë absurde këtë situatë, derisa […]

Analistë politik në Kosovë e konsiderojnë absurde këtë situatë, derisa në Qeverinë e Kosovës thonë se pas dorëzimit të dokumentit në Bruksel, atje do të ftohet edhe pala kosovare.

Qeverisë së Kosovës ende nuk i është dorëzuar drafti i Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ashtu siç ishte paraparë. Madje, ende nuk kanë pranuar asnjë ftesë për takim atje.

Këtë e thotë për KosovaPress, Donjeta Gashi nga zyra për marrëdhënie me mediat.

“Qeveria e Republikës se Kosovës nuk ka pranuar ndonjë dokument nga ana e ekipit menaxherial, qe mund te quhet si draft statut i Asociacionit. Ky dokument dërgohet ne Bruksel, ku do te ftohet edhe pala kosovare. Aktualisht ne nuk kemi pranuar dokument dhe as ftesë për takim”, thotë Gashi.

4 gushti ishte data e fundit kur ekipi menaxhues duhej të dorëzonte draftin për Asociacionin.

Por, ekipi menaxhues ka vendosur që atë ta dërgojë në Bruksel dhe ekzekutivit kosovarë t’ua jap vetëm procesverbalin.

Me dërgimin e dokumentit në Bruksel fillimisht dhe jo në Qeverinë e Kosovës, sipas analistit Imer Mushkolaj, tregohet se krijimi i Asociacionit do të bëhet sipas marrëveshjes së Brukselit, pra me kompetenca ekzekutive.

Sipas tij, është absurde që drafti të dërgohet në Bruksel para së të shkojë në institucionet e Kosovës.

Mushkolaj: Asociacioni nuk do të jetë një OJQ

(Video)

“Është absurde që drafti i statutit të asociacionit të dërgohet në Bruksel para se të iu shkojë institucioneve të Kosovës, dhe për më keq institucionet e Kosovës, në këtë rast Qeveria, vetëm do t’i marrin procesverbalet nga Brukseli. Pra kjo na tregon se Asociacioni nuk do të jetë një OJQ, siç kanë thënë vite me radhë ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen, por do të jetë fatkeqësisht një institucion me kompetenca ekzekutive që nënkupton një autonomi për veriun e vendit. Dhe, kjo pra është e rrezikshme duke pas parasysh që një autonomi për veriun e vendit do ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës”, thotë ai.

Kujtojmë se ekipi menaxhues që është krijuar për hartimin e statutit të AKS-së në përbërje ka vetëm pjesëtare të komunitetit serb.

Puna e tij, nisi në muajin prill të këtij viti.

Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka dalë nga marrëveshja Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. E në këto bisedime, kjo çështje ishte çdo herë kryesore për përfaqësuesit institucional serb.

Kujtojmë se ekipi menaxhues për hartimin e draft statutit kishte dorëzuar procesverbalin në Qeverinë e Kosovës, por që i tëri ishte në alfabetin cirilik. Kështu zyra e kryeministrit e kishte kthyer atë prapa.

Tani, pas dorëzimit në Bruksel, procesverbali pritet të dorëzohet në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal dhe pas përkthimit të dorëzohet në Zyrën e Kryeministrit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?